Takht-e-Ravanchi: Irani aktualisht po zhvillon bisedime me BE-në
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i168084-takht_e_ravanchi_irani_aktualisht_po_zhvillon_bisedime_me_be_në
Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Majid Takht-e-Ravanchi, tha se Irani aktualisht po zhvillon negociata me vendet evropiane.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 21, 2025 05:28 Europe/Tirane
  • Takht-e-Ravanchi: Irani aktualisht po zhvillon bisedime me BE-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Majid Takht-e-Ravanchi, tha se Irani aktualisht po zhvillon negociata me vendet evropiane.

Në një intervistë për kanalin televiziv "Alahad TV", Takht-e-Ravanchi tha se të dy vendet evropiane dhe Irani janë të etur për të çuar përpara këto diskutime, duke shtuar se një kornizë për negociata është krijuar dhe palët do t'i përmbahen asaj për të arritur një marrëveshje.

Ai përmendi kërcënimet e SHBA-së dhe regjimit izraelit, duke theksuar se kërcënime të tilla nuk janë të reja, por që të dy entitetet janë të vetëdijshëm për fuqinë reale të Iranit.

Takht-e-Ravanchi paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli do të përballen me pasoja të rënda nëse bëjnë ndonjë lëvizje të pamatur kundër Iranit.

Ai tha gjithashtu se Lideri Suprem i Revolucionit Islamik ka përcaktuar kornizën e përgjithshme të negociatave me SHBA-në, të cilën do ta ndjekin zyrtarët iranianë.

Takht-e-Ravanchi tha se gjatë presidencës së ish-presidentit të Iranit Hasan Ruhani, pas negociatave të vështira e të ndërlikuara, Irani dhe pesë anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, plus Gjermania, arritën një marrëveshje. Megjithatë, qeveria amerikane dështoi ta respekojë atë si gjatë mandatit të presidentit Barack Obama, ashtu edhe gjatë presidencës së Donald Trumpit - një çështje që Irani nuk do ta harrojë.

Lidhur me zhvillimet në Siri, ai tha se Teherani po monitoron nga afër situatën dhe shpreson në rivendosjen e sigurisë në vend. Ai u bëri thirrje gjithashtu vendeve të tjera që të përmbahen nga ndërhyrja në punët e brendshme të Sirisë.