Ministri i Mbrojtjes: Irani eksporton pajisje ushtarake në 30 vende
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i168110-ministri_i_mbrojtjes_irani_eksporton_pajisje_ushtarake_në_30_vende
Ministri i Mbrojtjes i Iranit, gjeneralmajor Aziz Nasirzadeh, njoftoi se Republika Islamike e Iranit tashmë eksporton pajisje ushtarake në 30 vende të botës.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shkurt 22, 2025 11:22 Europe/Tirane
  • Ministri i Mbrojtjes: Irani eksporton pajisje ushtarake në 30 vende

Ministri i Mbrojtjes i Iranit, gjeneralmajor Aziz Nasirzadeh, njoftoi se Republika Islamike e Iranit tashmë eksporton pajisje ushtarake në 30 vende të botës.

Në deklaratën e bërë të enjten në mbrëmje, gjeneral-majori Nasirzadeh deklaroi se që nga fitorja e Revolucionit Islamik, armiqtë kanë filluar të komplotojnë kundër Iranit.

“Iranit i imponuan luftë, por kjo luftë çoi në rritjen dhe vetë-mjaftueshmërinë e vendit dhe tani Irani është bërë eksportues i armëve, ndërsa dikur Iranit nuk i lejohej të furnizohej as tela me gjemba”, shtoi ai.

Gjeneral-majori Nasirzadeh shpjegoi arsyet e armiqësisë së SHBA-së dhe fuqive të tjera botërore ndaj Revolucionit Islamik të Iranit, duke thënë se "ky revolucion ka qëndruar kundër shtypësve dhe tiranëve që në fillim. Filloi dhe u rrit nën udhëheqjen e Imam Khomeinit (r.a.) dhe ka qenë gjithmonë në konflikt me natyrën e vendeve si SHBA-ja, pasi Irani qëndron kundër shtypjes dhe e kundërshton tiraninë".

Ministri iranian i Mbrojtjes theksoi se "sot mendimet revolucionare të Iranit kanë ndikuar në nivel ndërkombëtar dhe armiqtë janë të frikësuar nga kjo".

Në një pjesë tjetër të fjalëve të tij, gjeneral-majori Nasirzadeh vlerësoi rolin e ngritur dhe inteligjent të Udhëheqësit Suprem në avancimin e qëllimeve të Revolucionit Islamik.