29 Esfandi dëshmi e vendosmërisë së iranianëve për tu rezistuar provokimeve
(last modified Wed, 19 Mar 2025 19:22:20 GMT )
Mars 19, 2025 20:22 Europe/Tirane
  • 29 Esfandi dëshmi e vendosmërisë së iranianëve për tu rezistuar provokimeve

Pars Today - Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit 29 Esfandin, përvjetorin e shtetëzimit të industrisë së naftës të Iranit e konsideroi, si dëshmi të vendosmërisë së iranianëve për t'i rezistuar bullizmit.

Sipas Pars Today, duke cituar IRNA, Ismail Baghaei sot në llogarinë e tij X, me rastin e përvjetorit të shtetëzimit të industrisë së naftës ka shkruar: 29 Esfandi nuk është vetëm një event në kalendar, por edhe një dëshmi e vendosmërisë së iranianëve për t'i rezistuar bullizmit dhe provokimit dhe simbol i vullnetit kombëtar për të qeverisur fatin e kombit dhe për të mbrojtur dinjitetin kombëtar. Sot, e mërkurë, 19 mars 2025, 29 Esfand sipas kalendarit diellor, është përvjetori i shtetëzimit të industrisë së naftës në Iran. Dita e fundit e Esfandit në kalendarin iranian quhet "Dita e Shtetëzimit të Industrisë së Naftës"; Në këtë ditë, ligji për shtetëzimin e industrisë së naftës në të gjithë Iranin u miratua nga parlamenti. Kjo lëvizje që u ndërmor për të mbrojtur të drejtat e kombit iranian kundrejt kolonializmit dhe shfrytëzimit, u regjistrua në kalendarin iranian. Plani për shtetëzimin e industrisë së naftës iraniane u miratua më 20 mars 1951, me propozimin e anëtarëve të Komisionit të Naftës në Parlamentin iranian dhe pas kësaj nafta iraniane u shtetëzua zyrtarisht.