Putini i dërgon Pezeshkianit mesazh urimi për Nevruzin
Në një mesazh drejtuar presidentit të Republikës Islamike të Iranit, presidenti i Rusisë e përgëzoi atë për ardhjen e Nevruzit dhe Vitit të Ri dhe deklaroi se Irani është mik i besueshëm dhe fqinj i mirë i Rusisë.
Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, në mesazhin e tij të urimit me rastin e festës së Nevruzit drejtuar presidentit të Republikës Islamike të Iranit, Masoud Pezeshkian, theksoi:
“Irani është miku i besueshëm dhe fqinji i mirë i Rusisë dhe ne do të vazhdojmë të zhvillojmë marrëdhëniet bazuar në një partneritet strategjik gjithëpërfshirës për të mirën e të dy kombeve dhe në drejtim të forcimit të stabilitetit dhe sigurisë rajonale. I uroj sinqerisht Shkëlqesisë Tuaj shëndet të mirë dhe suksese në aktivitetet tuaja qeveritare dhe paqe e begati për bashkatdhetarët tuaj të nderuar”.