Putini i dërgon Pezeshkianit mesazh urimi për Nevruzin
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i169158-putini_i_dërgon_pezeshkianit_mesazh_urimi_për_nevruzin
Në një mesazh drejtuar presidentit të Republikës Islamike të Iranit, presidenti i Rusisë e përgëzoi atë për ardhjen e Nevruzit dhe Vitit të Ri dhe deklaroi se Irani është mik i besueshëm dhe fqinj i mirë i Rusisë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Mars 20, 2025 10:01 Europe/Tirane
  • Putini i dërgon Pezeshkianit mesazh urimi për Nevruzin

Në një mesazh drejtuar presidentit të Republikës Islamike të Iranit, presidenti i Rusisë e përgëzoi atë për ardhjen e Nevruzit dhe Vitit të Ri dhe deklaroi se Irani është mik i besueshëm dhe fqinj i mirë i Rusisë.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putin, në mesazhin e tij të urimit me rastin e festës së Nevruzit drejtuar presidentit të Republikës Islamike të Iranit, Masoud Pezeshkian, theksoi:

“Irani është miku i besueshëm dhe fqinji i mirë i Rusisë dhe ne do të vazhdojmë të zhvillojmë marrëdhëniet bazuar në një partneritet strategjik gjithëpërfshirës për të mirën e të dy kombeve dhe në drejtim të forcimit të stabilitetit dhe sigurisë rajonale. I uroj sinqerisht Shkëlqesisë Tuaj shëndet të mirë dhe suksese në aktivitetet tuaja qeveritare dhe paqe e begati për bashkatdhetarët tuaj të nderuar”.