Revolucion në diagnostikimin e kancerit gastrointestinal me një kitin iranian
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i169200
Pars Today - Produkti më i fundit shkencor i Iranit për diagnostikimin e kancerit të zorrës së trashë është prodhuar në vend.
(last modified 2025-03-29T15:45:34+00:00 )
Mars 24, 2025 09:59 Europe/Tirane
  • Diagnostikimi i kancerit gastrointestinal
    Diagnostikimi i kancerit gastrointestinal

Pars Today - Produkti më i fundit shkencor i Iranit për diagnostikimin e kancerit të zorrës së trashë është prodhuar në vend.

Sipas Pars Today, duke cituar agjencinë e lajmeve IRIB, Omran Emami, shkencëtari që prodhon këtë produkt në Isfahan në qendër të Iranit, të enjten tha: "Kiti ose paketa e diagnostikimit të kancerit gastrointestinal bazohet në teknologjitë moderne. Ky është një produkt i bazuar në shkencë dhe është në prag të shitjes në treg pas 8 vitesh punë kërkimore. Ai mund të prodhohet me një çmim tre herë më të vogël se shembulli i huaj prodhuar kryesisht në Amerikë." Omran Emami shtoi: “Paketat aktuale të diagnostikimit të kancerit gastrointestinal në treg nuk mund të përcaktojnë me saktësi nëse një masë e zorrës së trashë është kancerogjene apo jo kancerogjene, por paketa e prodhuar në bazë të njohurve të kësaj kompanie për diagnostikimin e kancerit gastrointestinal ka një saktësi dhe shkallë zbulimi mbi 90% në përcaktimin nëse masat janë kancerogjene apo jo kancerogjene”.