Irani është një nga vendet lider në botë në fushën e radiofarmaceutikëve
(last modified Sat, 29 Mar 2025 08:52:21 GMT )
Mars 29, 2025 09:52 Europe/Tirane
  • Mohammad Eslami, kreu i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit
    Mohammad Eslami, kreu i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit

Pars Today - Kreu i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit njoftoi se Irani është ndër vendet më të mira që prodhojnë radiofarmaceutikë.

Mohammad Eslami, kreu i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit, tha të mërkurën në mbrëmje: “Industria bërthamore e Iranit po punon në rrugën e zhvillimit dhe për të shfrytëzuar sa më shumë që të jetë e mundur aspektet e ndryshme të teknologjisë bërthamore”.

Sipas Pars Today, Eslami shtoi: “Përshpejtimi i ndërtimit të centraleve energjetike bërthamore, vënia në funksion e sistemeve të rrezatimit për të ndihmuar bujqësinë, lulëzimi i ekonomisë minerare, përdorimi i teknologjisë së plazmës për trajtimin e kancerit dhe prodhimi i radiofarmaceutikëve të nevojshëm në shoqëri, të cilat e kanë vendosur Iranin ndër vendet më të mira prodhuese; kjo është një pjesë e lavdisë së fëmijëve të nderuar të Iranit që kanë arritur shkencëtarët tanë të rinj”.

Vitet e fundit, shkencëtarët bërthamorë iranianë kanë arritur të prodhojnë një shumëllojshmëri produktesh të nivelit të lartë të nevojshëm për qendrat shkencore dhe kërkimore të vendit. Për shembull, shkencëtarët iranianë kanë bërë zbulime të rëndësishme në fushën e diagnostikimit dhe trajtimit të kancerit që do të hyjnë në fazën e provës klinike. Irani është ndër 5 vendet më të mira në botë në këtë fushë.