Pse duhet të udhëtojmë për në Iran?
(last modified Mon, 21 Apr 2025 07:57:36 GMT )
Prill 21, 2025 09:57 Europe/Tirane
  • Pse duhet të udhëtojmë për në Iran?
    Pse duhet të udhëtojmë për në Iran?

Pars Today - Irani, një vend me një qytetërim të lashtë dhe natyrë mahnitëse, është një nga destinacionet tërheqëse për turistët.

Irani u ofron udhëtarëve një përvojë unike jo vetëm për shkak të historisë së tij të lavdishme dhe kulturës së pasur, por edhe për shkak të diversitetit të pashembullt gjeografik dhe mikpritjes së popullit të tij. Ky artikull nga Pars Today përmend disa arsye për ta vizituar Iranin.

 

1. Historia dhe qytetërimi unik

Irani është djepi i një prej qytetërimeve më të vjetra në botë. Nga Susa (Shush) 7000 vjeçare deri në Persepolis, simboli i lavdisë së Perandorisë Akamenide (550 para Krishtit), çdo cep i kësaj toke tregon një narrativë historike. Irani ka 26 vende të regjistruara në UNESCO, duke përfshirë sheshin Naqsh-e Jahan të Isfahanit, Kupolën Soltanieh, kopshte iraniane si Kopshti Eram i Shirazit dhe qytete historike si Yazd (qyteti më i vjetër prej qerpiçi në botë) dhe Shirazi (qyteti i poezisë dhe dashurisë).

Kopshti Eram në Shiraz

 

2. Natyra katërstinore dhe mahnitëse

Me klimat e tij të larmishme, nga malet Alborz dhe Zagros të mbuluar me dëborë, deri te shkretëtirat përvëluese Lut (një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s) dhe pyjet hirkaniane (me vjetërsi prej 50 milionë vjetësh), Irani plotëson çdo shije. Liqeni i Kripur i Chabaharit, ujëvarat e larta të Shushtarit, Ligatinat Ndërkombëtare të Anzalisë dhe ishulli Hormuz me ngjyra ylberi janë shembuj të mrekullive natyrore të Iranit. Madje brenda një dite, nga skijimi në Damavand në veri të Iranit, ju mund të shkoni e të vizitoni plantacionet e palmave të Keshmit në jug të vendit.

Maja Damavand

 

3. Kultura dhe arti autentik

Artet si kaligrafia, miniaturat, endja e qilimave dhe arkitektura islame [me kupola të firuzenjta (bruz, ngjyrë gurkali) dhe xhami me mure të veshura me pasqyra] janë pjesë e identitetit të Iranit. Letërsia persiane, me poetë si Hafizi dhe Saadiu, ka mahnitur botën. Festimet e lashta si Nevruzi (e regjistruar në UNESCO) dhe ritualet lokale si muzika e fiseve Lore dhe Azere krijojnë një përvojë unike kulturore.

Tapeti iranian

 

4. Qytetet moderne dhe dinamike

Teherani, kryeqyteti i Iranit, me muzeume prestigjioze (Muzeu Kombëtar i Iranit), Kulla Milad dhe restorante ndërkombëtare është simbol i jetës moderne. Qytetet si Isfahani (i njohur si Nesf-e Jahan, lit. gjysma e botës), Shirazi, Tabrizi, Ahvazi, Mashhadi dhe Kashani, duke kombinuar arkitekturën tradicionale dhe komoditetet modern, ofrojnë qetësi dhe ngazëllim.

Pamje nga Teherani

 

5. Shijet e paharrueshme

Me aromën dhe shijet e tyre unike, nga qebapët dhe gjellërat e deri tek ëmbëlsirat si bakllavaja dhe zulbia (zalabia, jilapi ose jalebi), ushqimet iraniane kënaqin çdo shije. Pirja e çajit në shtëpitë tradicionale në Yazd ose shijimi i një mëngjesi lokal veri të Iranit është pjesë e hijeshisë së udhëtimit.

Çelo-qebap iranian

 

6. Siguria dhe çmimi i përballueshëm

Ndryshe nga pretendimet e disa mediave perëndimore, Irani është një nga vendet më të sigurta në rajonin e Azisë Perëndimore për turistët. Gjithashtu, kostoja e akomodimit, ushqimit dhe transportit është shumë e përballueshme në krahasim me shumë destinacione turistike.

 

7. Mirësjellja dhe mikpritja e pashembullt e iranianëve

Mikpritja ka rrënjë të thella dhe historike në kulturën e Iranit dhe është pjesë e pandashme e identitetit moral të banorëve të kësaj toke. Të frymëzuar nga mësimet fetare dhe traditat e lashta, iranianët e konsiderojnë gjithmonë mysafirin si "të dashurin e Zotit" dhe e konsiderojnë respektimin e tij jo një detyrë, por një çështje të shenjtë. Kjo veçori është e dukshme edhe në marrëdhëniet më të vogla: nga insistimi për t'u shërbyer çaj dhe ëmbëlsira në takimet e para deri te ftesat e përzemërta në shtëpitë e tyre për të përjetuar një vakt të gatuar në shtëpi, shoqëruar me biseda të ngrohta.

Madje edhe në zonat rurale dhe nomade, ndarja e bukës dhe kripës me të panjohurit është shenjë nderi dhe bujarie. Shumë turistë flasin për përvoja të tilla si shoferë taksish që kanë refuzuar të marrin tarifën e shërbimit të ofruar apo shitës në tregjet lokale që u kanë dhënë atyre dhurata në shenjë kujtimi. Kjo mikpritje nuk kufizohet vetëm në shërbime, por manifestohet edhe në respektin e besimeve dhe kulturave të ndryshme; një veçori që e bën udhëtimin për në Iran të sigurt, inkurajues dhe të paharrueshëm. Iranianët besojnë se pritja e mysafirit është një bekim që lidh zemrat së bashku.

 

Fjala e fundit

Me një kombinim të atraksioneve historike, natyrore dhe kulturore, Irani nuk është thjesht një destinacion udhëtimi, por një zbulim i panjohur botëror. Ky vend u mëson mysafirëve të vet se bukuritë fshihen gjithmonë pas paragjykimeve. Pra, përgatisni valixhen dhe përgatituni për një udhëtim të mahnitshëm në zemrën e qytetërimit persian.