Irani emëron kryebashkiake sunite për qytetin kufitar Nowsud në Kermanshah
-
Sheno Mohammadi, kryebashkiake e qytetit kufitar Nowsud në provincën Kermanshah të Iranit
Pars Today - Guvernatori i provincës Kermanshah, nëpërmjet një dekreti, emëroi znj. Sheno Mohammadi, një grua sunite iraniane, si kryetare bashkie të qytetit kufitar Nowsud në veriperëndim të provincës Kermanshah në perëndim të Iranit.
Znj. Sheno Mohammadi është një aktiviste sociale dhe kulturore në provincën Kermanshah dhe mban një diplomë masteri në të Drejtën Publike.
Sipas Pars Today, distrikti Nowsud, me një popullsi prej më shumë se 8000 banorësh, ndodhet 50 kilometra larg qytetit Paveh, dhe rrethi Paveh, me një popullsi prej më shumë se 60 mijë banorësh, ndodhet 120 kilometra në veriperëndim të Kermanshahut, në perëndim të Iranit.
Qyteti kufitar Nowsud ndodhet në rrugën kufitare të begatë Shushmi, në kufi me Rajonin e Kurdistanit të Irakut.
Më herët, Khadija Xhashn-parvar", një grua sunite nga provinca Kermanshah, ishte emëruar guvernatorja e rrethit sunit Ravansar.
Sipas deputetit të parlamentit iranian Osman Salari, emërimi i ekspertëve sunitë në pozicione qeveritare forcon shumë besimin publik dhe zhvillon më tej unitetin dhe solidaritetin.