Raketat iraniane të  gatshme për t'iu përgjigjur sulmeve të regjimit sionist
(last modified Sat, 14 Jun 2025 05:11:55 GMT )
Qershor 14, 2025 07:11 Europe/Tirane
  • Raketat iraniane të  gatshme për t\'iu përgjigjur sulmeve të regjimit sionist
    Raketat iraniane të gatshme për t\'iu përgjigjur sulmeve të regjimit sionist

Pars Today - Në përputhje me një plan të përbashkët me Shtetet e Bashkuara dhe me dritën jeshile të Uashingtonit, regjimi sionist të premten në mëngjes, më 13 qershor, pas kërcënimeve të përsëritura për të sulmuar objektet bërthamore të Iranit, më në fund nisi sulme ajrore duke përdorur raketa ajër-tokë kundër objektivave të ndryshme në Iran, të cilat rezultuan në martirizimin e një numri komandantësh të lartë ushtarakë dhe shkencëtarësh, si dhe njerëzve të zakonshëm, përfshirë gra dhe fëmijë.


Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në një deklaratë pas sulmit ndaj Iranit tha se qëllimi i operacioneve të regjimit ishte dëmtimi i infrastrukturës bërthamore dhe raketore të Iranit.  Në përgjigje të kërcënimeve të Tel Avivit, Irani ka theksuar se do të japë një përgjigje të ashpër dhe vendimtare ndaj çdo aventure të regjimi sionist. Kjo, duke pasur parasysh aftësitë e jashtëzakonshme të Iranit me raketa dhe dronë, së bashku me taktikat dhe teknikat asimetrike të luftës që forcat e armatosura të Republikës Islamike kanë praktikuar për vite me radhë. Kjo mund t'i japë goditje të rënda dhe shkatërruese regjimit Izraelit. Pasi regjimi sionist sulmoi Iranin, Ajetollah Khamenei, Udhëheqësi Suprem i Revolucionit Islamik, në një mesazh theksoi se regjimi sionist duhet të presë ndëshkim të rëndë. Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Republikës Islamike të Iranit gjithashtu njoftoi se përgjigja e Iranit ndaj regjimit sionist do të jetë shkatërruese dhe ndëshkuese. Irani tani është në nivelin më të lartë të gatishmërisë ushtarake dhe përgjigja e Iranit me siguri do ta habisë Izraelin. Përveç kësaj, operacioni i madh zbulues i inteligjencës së Iranit kundër regjimit sionist i ka dhënë Iranit një avantazh të madh informacioni në lidhje me bankën e objektivave amerikane dhe sioniste,  ka bërë që Irani tani jetë në gjendje të habisë armiqtë e tij me goditje fatale para se ata të bëjnë ndonjë lëvizje tjetër. Sipërfaqja e vogël e regjimit sionist dhe mungesa strategjike dhe dendësia e konsiderueshme e qendrave të populluara, portet, objektet publike, fabrikat dhe qendrat e prodhimit, kazermat ushtarake dhe bazat ajrore, si dhe objektet bërthamore, natyrisht janë një bankë objektivash të rëndësishme që mund të goditen nga forcat e armatosura iraniane dhe të cilat mund të përdorin një sërë raketash balistike që kanë rrezen e nevojshme për të arritur Palestinën e pushtuar, si dhe dronë vetëvrasës me një rreze veprimi prej 2,000 kilometrash, për tu dhënë goditje të rënda dhe shkatërruese regjimit Izraelit. Më poshtë janë specifikimet e disa prej raketave në arsenalin e Iranit që janë të afta tu japin goditje shkatërruese regjimit sionist.

Gjenerali i brigadës Aziz Nasirzadeh, Ministër i Mbrojtjes, më 11 qershor tha se arritja jonë e fundit ishte testimi i suksesshëm i një rakete me një kokë luftarake 2 tonësh, e cila u krye një javë më parë. Duket se kjo raketë është raketa balistike Khorramshahr-4 (Khyber), e cila u zbulua në qershor. Kjo raketë është versioni më i fundit i përparuar i familjes së raketave Khorramshahr dhe një lloj rakete pa drejtim pikë-në-pikë në fazën e saj të fundit. Khorramshahr-4 (Khyber) është një raketë me rreze të gjatë veprimi, me një rreze veprimi prej rreth 2,000 kilometrash. Raketa është 13 metra e gjatë, 1.5 metra në diametër dhe peshon 30 ton. Koka e saj luftarake peshon mbi 1,800 kilogramë dhe shpejtësia e saj brenda atmosferës është rreth 8Mach  dhe jashtë atmosferës është deri në Mach 16. Koka luftarake e kësaj rakete, me një gjatësi prej afërsisht 4 metrash, është një nga kokat luftarake më të mëdha dhe më efektive të ndërtuara ndonjëherë, e aftë të mbajë më shumë se një ton eksploziv. Motori i raketës Khorramshahr-4 është një lloj i përparuar Arvand që përdor karburante hipergolike (vetë-ndezëse). Aftësia e lartë e përcaktimit të pikës, shmangia e radarit, aftësia e korrigjimit të trajektores dhe joefektiviteti i sistemeve të luftës elektronike në performancën e raketës janë gjithashtu karakteristika të Khorramshahr-4. Gjithashtu, shpejtësia e lartë e kokës luftarake që godet objektivin i pengon sistemet mbrojtëse të armikut të jenë në gjendje ta zbulojnë, gjurmojnë dhe shkatërrojnë kokën luftarake. Një tjetër veçori e kësaj rakete është drejtimi i saj, në mënyrë që sistemet e drejtimit të raketës arrijnë të fiken pas hyrjes në atmosferë me qëllim që armiku të mos ketë mundësi ta zbulojë nëpërmjet luftës elektronike. Dallimi midis kësaj rakete dhe gjeneratave të tjera të mëparshme është se ajo garanton saktësi të lartë në fazën e ndërmjetme (fluturim mbi atmosferë). Për të krijuar aftësi taktike, kjo raketë është e pajisur me një nga motorët më të përparuar me lëndë djegëse të lëngshme dhe është projektuar në një mënyrë të tillë që motori të jetë i vendosur në rezervuarin e karburantit, gjë që e ka zvogëluar gjatësinë e raketës në rreth 13 metra. Gjenerali i brigadës Amir Ali Hajizadeh, komandant i Forcave Hapësinore të IRGC-së, për karakteristikat e Khorramshahr-4 thotë: "Pas lëshimit të raketës Khorramshahr, ajo godet 80 pika në zonën e synuar. Nëse lëshojmë 100 nga këto raketa, ato do të shndërrohen në 8,000 raketa në territorin armik dhe do të godasin 8,000 objektiva." Raketa Khyber me një rreze veprimi prej 1,450 km ka një konfigurim të kokës luftarake Tri Conic, i cili përdoret për të ruajtur stabilitetin e kokës luftarake gjatë manovrave të fuqishme. Sigurisht, sasia e rezistencës në këtë konfigurim është disi më e lartë, por rritja e sasisë së rezistencës në kokën luftarake të kësaj rakete është për të rritur saktësinë. Një gjë që bie në sy në këtë raketë janë dimensionet relativisht më të mëdha të krahëve të lëvizshëm të kokës luftarake. Kjo rritje në dimensionet e krahëve rrit manovrimin e kokës luftarake pas hyrjes në atmosferë dhe lejon manovra më komplekse dhe më të shpejta në mënyrë që të kalojë në mënyrë efektive barrierën e mbrojtjes anti-raketore në atmosferë, e cila është detyra e veçantë e sistemeve mbrojtëse si David's Sling i regjimit izraelit dhe Patriot i Shteteve të Bashkuara. Një çështje tjetër në shqyrtimin e raketës Khyber është lloji i shpërthimit të kokës luftarake. Sipas imazheve të publikuara, koka luftarake është e tipit me eksploziv të lartë, por sipas komandantit të Forcës Hapësinore të IRGC-së, në kokën luftarake Khyber janë përdorur materiale që e kanë rritur fuqinë e saj shpërthyese në disa herë më shumë se ajo e TNT-së. Raketa balistike hipersonike "Fattah 1" u prodhua nga specialistët e Forcës Hapësinore të IRGC-së. Kjo raketë ka aftësi taktike, për shkak të lëndës shtytëse të saj me lëndë djegëse të ngurtë, Ajo është e aftë të arrijë shpejtësi shumë të larta dhe gjithashtu të kryejë manovra të ndryshme brenda dhe jashtë atmosferës së Tokës me qëllim kapërcimin e sistemeve të ndryshme të mbrojtjes ajrore të armikut. Karakteristikat e tjera të kësaj rakete përfshijnë: lëndë djegëse të ngurtë me 2 faza, një rreze veprimi prej 1,400 kilometrash, manovrim të paparashikueshëm brenda dhe jashtë atmosferës së Tokës, një shpejtësi maksimale prej 25 Mach jashtë atmosferës dhe një shpejtësi veprimi midis 13 dhe 15 Mach. Përdorimi i një aliazhi që thithin valët e radarit mbrojtës i jep mundësi manovrimi tepër të madhe kokës luftarake. Karakteristikat dalluese të raketës hipersonike Fatah 1 përfshijnë saktësinë e shtuar, shpejtësi shumë të lartë, manovrim të jashtëzakonshëm dhe aftësia për t'u fshehur dhe për të kaluar nëpër sistemet e radarit. Raketa hipersonike "Fatah 2" është e aftë të fluturojë dhe të lundrojë dhe klasifikohet si një raketë hipersonike (HGV). Vetëm 4 vende në botë, përfshirë Republikën Islamike të Iranit, kanë teknologjinë për këtë lloj arme hipersonike. Në vend që të fitojnë lartësi si raketat balistike, predhat HGV si Fatah 2 udhëtojnë në një lartësi shumë më të ulët me mundësinë për veprime të shpeshta në drejtim drejt objektivit, dhe si rezultat, radarët e paralajmërues të armikut kanë vështirësi në zbulimin e tyre dhe mundësia e befasimit të sistemit të mbrojtjes nga raketat e armikut është shumë më e madhe. Sigurisht, fuqia raketore e Republikës Islamike të Iranit nuk është e kufizuar, por përkundrazi, ajo zotëron një sërë raketash me rreze veprimi dhe aftësi të ndryshme, duke përfshirë "Emad" me një rreze veprimi prej 1,700 kilometrash, "Qadr H" me një rreze veprimi prej 1,650 kilometrash, "Qadr F" me një rreze veprimi prej 1,950 kilometrash, "Qiyam" me një rreze veprimi prej 800 kilometrash, "Hajj Qasem" me një rreze veprimi prej 1,400 kilometrash, "Sajil" me një rreze veprimi prej 2,000 kilometrash dhe raketa cruise "Paveh" me një rreze veprimi prej 1,650 kilometrash, etj. Së fundmi, fuqia mbrojtëse dhe parandaluese e Republikës Islamike të Iranit përbëhet nga disa komponentë, njëri nga më themelorët e të cilëve është aftësia raketore, kështu që Irani në këtë fushë është ndër vendet kryesore në botë. Nga ana tjetër, dronët iranianë me aftësinë për të fluturuar në lartësi të mëdha, për të qëndruar në qiell për një kohë të gjatë dhe për të mbajtur armë të ndryshme luajnë një rol të rëndësishëm në rritjen e inteligjencës dhe aftësive operacionale të ushtrisë. Këto përparime, së bashku me zhvillimin e sistemeve të mbrojtjes dhe teknologjive të reja të luftës elektronike dhe sistemeve të navigimit, e kanë bërë Iranin të njohur si një nga lojtarët kryesorë të sigurisë dhe ushtrisë në Azinë Perëndimore dhe kanë krijuar një pengesë të rëndësishme kundër kërcënimeve rajonale dhe trans-rajonale. Republika Islamike gjithashtu kohët e fundit ka demonstruar forcë serioze në çështjet e sigurisë dhe inteligjencës. Transferimi i paprecedentë i një numri të madh dokumentesh konfidenciale nga regjimi sionist në fushat bërthamore, ushtarake, të sigurisë dhe të tjera tregon një kapacitet të lartë të inteligjencës iraniane, i cili tregon se përveç fushës së raketave, Irani është gjithashtu fuqia kryesore në rajon në fushën e inteligjencës.