Iran: Rrëzohen tre dronë izraelitë në hapësirën ajrore të provincës Ilam
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i171168-iran_rrëzohen_tre_dronë_izraelitë_në_hapësirën_ajrore_të_provincës_ilam
Pars Today - Zëvendësdrejtori politik dhe i sigurisë i guvernatorit të provincës Ilam njoftoi se tre dronë të përparuar të regjimit sionist u rrëzuan në qiellin e provincës Ilam në perëndim të Iranit nga mbrojtja heroike e vendit.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Qershor 15, 2025 07:02 Europe/Tirane
  • Iran: Rrëzohen tre dronë izraelitë në hapësirën ajrore të provincës Ilam

Pars Today - Zëvendësdrejtori politik dhe i sigurisë i guvernatorit të provincës Ilam njoftoi se tre dronë të përparuar të regjimit sionist u rrëzuan në qiellin e provincës Ilam në perëndim të Iranit nga mbrojtja heroike e vendit.

Sipas Pars Today, duke cituar IRNA-n, Tajeddin Salehian, zëvendësdrejtori politik dhe i sigurisë i guvernatorit të Ilamit, në një intervistë për shtyp deklaroi: Sistemet mbrojtëse të provincës Ilam në perëndim të Iranin arritën të rrëzojnë tre dronë që i përkisnin regjimit agresor izraelit. Salehian shtoi: Këta dronë ishin të përparuar dhe u rrëzuan nga sistemet mbrojtëse të provincës Ilam. Prej disa ditësh, regjimi sionist shkeli hapësirën ajrore të Republikës Islamike të Iranit në provinca të ndryshme, përfshirë Ilamin dhe kreu sulme që kanë rezultuar në martirizimin e një numri komandantësh të lartë ushtarakë të Trupave të Gardës Revolucionare, shkencëtarësh bërthamorë dhe civilë. Edhe komuna e Musianit u sulmua nga mikro-dronët e regjimit sionist. Ndërkohë Irani është kundërpërgjigjur dhe territoret e pushtuara kanë qenë shënjestra e pamëshirshme e raketave dhe dronëve iranianë të operacionit “Premtimi i Vërtetë 3”.