Araghchi akoma nuk ka marrëveshje për armëpushimit
(last modified Tue, 24 Jun 2025 05:47:13 GMT )
Qershor 24, 2025 07:47 Europe/Tirane
  • Araghchi akoma nuk ka marrëveshje për armëpushimit
    Araghchi akoma nuk ka marrëveshje për armëpushimit

Pars Today - Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit duke theksuar se aktualisht nuk ka marrëveshje për çështjen e armëpushimit ose ndërprerjes së operacioneve, deklaroi: "Megjithatë, me kusht që regjimi izraelit të ndalojë agresionin e tij të paligjshëm kundër popullit iranian deri në orën 4 të mëngjesit të sotëm, ne gjithashtu nuk kemi ndërmend të vazhdojmë kundërpërgjigjen”.

Sipas ParsToday, duke cituar IRNA-n, ministri i Jashtëm iranian Sejed Abbas Araghchi shkroi në kanalin X të martën në mëngjes, më 24 qershor: "Siç e kemi thënë vazhdimisht, ishte regjimi izraelit ai që filloi luftën, jo ne."

Ai shtoi: "Aktualisht, nuk ka marrëveshje për çështjen e armëpushimit ose ndërprerjes së operacioneve. Megjithatë, me kusht që regjimi izraelit të ndalojë agresionin e tij të paligjshëm kundër popullit iranian deri në orën 4 të mëngjesit të sotëm, ne gjithashtu nuk kemi ndërmend të vazhdojmë të kundërpërgjigjemi."

Araghchi vazhdoi: "Vendimi përfundimtar për ndërprerjen e operacioneve ushtarake do të merret nga ne më vonë."

Duke vazhduar deklaratat dhe pretendimet e tij kontradiktore, presidenti i SHBA-së Donald Trump pretendoi se një armëpushim i plotë midis Iranit dhe Izraelit do të vendoset brenda 6 orësh.