Irani zëvendësoi mbrojtjen ajrore të dëmtuar nga agresioni izraelit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i172138
ParsToday- Shefi i Ushtrisë Iraniane për operacionet tha se Irani arriti të zëvendësojë mbrojtjen ajrore, e cila u dëmtua gjatë agresionit të fundit izraelit të mbështetur nga SHBA-të, me sistemet e reja.
(last modified 2025-07-20T19:40:37+00:00 )
Korrik 20, 2025 19:10 Europe/Tirane
  • Irani zëvendësoi mbrojtjen ajrore të dëmtuar nga agresioni izraelit

ParsToday- Shefi i Ushtrisë Iraniane për operacionet tha se Irani arriti të zëvendësojë mbrojtjen ajrore, e cila u dëmtua gjatë agresionit të fundit izraelit të mbështetur nga SHBA-të, me sistemet e reja.

Duke folur të dielën, Admirali Mahmoud Mousavi tha se radarët dhe sistemet e mbrojtjes ajrore të Iranit ishin ndër objektivat e para të Izraelit në sulmin e tij frikacak 12-ditor, por personeli i Forcave të Mbrojtjes Ajrore qëndruan në stacionet e tyre 24 orë në ditë dhe u përballën me armikun.

"Armiku sionist kërkoi të shkatërronte aftësitë mbrojtëse të Iranit dhe disa nga sistemet tona mbrojtëse u dëmtuan në këtë luftë", tha ai duke shtuar: "Megjithatë, me përpjekjet e kolegëve të mi, sistemet e dëmtuara u zëvendësuan dhe sistemet e reja u vendosën në vende të paracaktuara."

Mousavi vuri në dukje gjithashtu se duke përdorur sistemet ekzistuese të mbrojtjes ajrore dhe zëvendësimet e reja, forcat iraniane arritën të mbulonin qiellin e vendit dhe kështu armiku dështoi të arrinte objektivat e tij.

Ai tha më tej se Izraeli nuk hyri në luftë vetëm dhe se Shtetet e Bashkuara dhe NATO e ndihmuan atë.

"Kapaciteti i Forcave të Armatosura Iraniane është përtej asaj që regjimi i paligjshëm sionist mund të përballtojë. Megjithatë, mbështetësit e këtij regjimi uzurpues e kanë ndihmuar atë për muaj të tërë duke mbledhur informacione dhe ne e konsiderojmë SHBA-në bashkëpunëtore në krimet e regjimit sionist", theksoi ai.

Shefi i Ushtrisë Iraniane për operacionet theksoi gjithashtu se kombi iranian qëndroi përkrah Forcave të Armatosura të vendit gjatë agresionit të muajit të kaluar dhe demonstroi unitet të pathyeshëm.