Araghchi në përgjigje të Amerikës: Imuniteti i zjarrvënësve, vetëm iluzion
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i175448-araghchi_në_përgjigje_të_amerikës_imuniteti_i_zjarrvënësve_vetëm_iluzion
ParsToday - Ministri i Jashtëm i Iranit, duke hedhur poshtë pretendimin e Uashingtonit për "iluzione ndaj Teheranit", theksoi se luftënxitja kundër Iranit nuk do të mbetet pa përgjigje.
(last modified 2026-01-12T12:49:19+00:00 )
Janar 11, 2026 18:43 Europe/Tirane
  • Sejed Abbas Araghçi, ministër i Punëve të Jashtme të Iranit
    Sejed Abbas Araghçi, ministër i Punëve të Jashtme të Iranit

ParsToday - Ministri i Jashtëm i Iranit, duke hedhur poshtë pretendimin e Uashingtonit për "iluzione ndaj Teheranit", theksoi se luftënxitja kundër Iranit nuk do të mbetet pa përgjigje.

Sipas ParsToday, Ministri i Jashtëm i Iranit, Sejed Abbas Araghchi të dielën shkroi në rrjetin social X: "Sipas qeverisë amerikane, vlerësimi se SHBA-të dhe Izraeli po nxisin trazira të dhunshme në Iran bazohet në iluzion. Ekziston vetëm një problem; ish-drejtori i CIA-s nën administratën Trump ka ekspozuar hapur dhe pa turp atë që po bën Mossad-i dhe mbështetësit e tij amerikanë."

Ministri i Jashtëm iranian theksoi: "I vetmi aspekt iluzor i situatës aktuale është se ju mendoni se zjarri në fund të fundit nuk e djeg zjarrvënësin!".