‎Pezeshkian: Izraeli dhe mbështetësit e tij gjithmonë kanë kërkuar përçarjen e Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i175770-pezeshkian_izraeli_dhe_mbështetësit_e_tij_gjithmonë_kanë_kërkuar_përçarjen_e_iranit
‎Pars Today- Presidenti i Republikës Islamike të Iranit ka thënë: "Përvojat e fundit kanë treguar se regjimi sionist dhe disa nga mbështetësit e tij perëndimorë gjithmonë kanë kërkuar përçarjen e Iranit".‎
(last modified 2026-01-31T20:04:11+00:00 )
Janar 31, 2026 21:04 Europe/Tirane
  • ‎Masoud Pezeshkian, President i Republikës Islamike të Iranit ‎
    ‎Masoud Pezeshkian, President i Republikës Islamike të Iranit ‎

‎Pars Today- Presidenti i Republikës Islamike të Iranit ka thënë: "Përvojat e fundit kanë treguar se regjimi sionist dhe disa nga mbështetësit e tij perëndimorë gjithmonë kanë kërkuar përçarjen e Iranit".‎

‎Të shtunën, me rastin e fillimit të dhjetëditëshit të Fajrit në 47-vjetorin e fitores së Revolucionit Islamik, Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, Massoud Pezeshkian, së bashku me anëtarët e kabinetit, vizituan mauzoleun e shenjtë të Imam Khomeinit, themeluesit të Revolucionit Islamik. Sipas Pars Today, Pezeshkian në ceremoninë e rinovimit të besës së anëtarëve të kabinetit me idealet e Imam Khomeinit theksoi: "Përvojat e fundit kanë treguar se regjimi sionist dhe disa nga mbështetësit e tij perëndimorë gjithmonë kanë kërkuar të krijojnë ndasi dhe të shpërbëjnë Iranin duke shfrytëzuar çdo mundësi të mundshme".‎

‎Duke iu referuar ngjarjeve që ndodhën gjatë protestave të fundit në Iran, Pezeshkian theksoi: "Shndërrimi i protestave civile në sulme ndaj forcave të rendit dhe shkatërrimi i pronës publike është shenjë e ndërhyrjes së rrymave të organizuara dhe dashakeqe, qëllimi i të cilave nuk është shprehja e kërkesave të popullit, por krijimi i urrejtjes dhe kaosit".‎

‎Duke deklaruar se detyra kryesore e qeverisë iraniane është të dëgjojë zërat e protestuesve dhe t'u përgjigjet shqetësimeve të tyre reale, ai tha se maturia e Imam Khamenei, udhëheqësit të Revolucionit Islamik dhe besnikëria e popullit deri më tani kanë penguar realizimin e planeve të armikut.‎

‎Pezeshkian tha se në ngjarjet e fundit, presidenti amerikan Donald Trump, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe evropianët të gjithë u përpoqën të provokonin dhe të krijonin përçarje dhe shtoi: "Sigurisht, disa njerëz të pafajshëm u përfshinë në këtë lëvizje të atyre që i tërhoqën zvarrë në rrugë dhe që donin ta copëtonin këtë vend dhe të krijonin grindje, përçarje dhe urrejtje midis njerëzve ".‎

‎Duke theksuar se në çdo protestë të zakonshme shoqërore, njerëzit nuk mbajnë armë, nuk vrasin forcat e rendit, nuk u vënë zjarrin ambulancave dhe tregjeve, ai shtoi: "Ne kemi për detyrë të dëgjojmë zërat dhe shqetësimet e protestuesve dhe të zgjidhim problemet e tyre dhe jemi të gatshëm për këtë çështje". Por të gjithë e dinë se çështja nuk ishte vetëm protesta shoqërore. Përkundrazi, armiqtë keqpërdorën problemet tona, i provokuan ato dhe kërkuan të përçajnë shoqërinë.‎

 

‎Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, duke deklaruar se asnjë fuqi nuk mund të rrëzojë një shoqëri që lëviz në bazë të drejtësisë dhe së vërtetës, theksoi nevojën për të shmangur diskriminimin etnik, gjuhësor dhe racor dhe shtoi: "Asnjë etni apo gjuhë nuk duhet të pengojë vendosjen e drejtësisë".‎