Deputetë e Parlamentit Islamik të Iran: Qëndrojmë përkrah liderit të Revolucionit Islamik
-
Parlamenti Islamik i Iranit
ParsToday – Deputetët e Parlamentit Islamik të Iranit me anë të një deklarate, kanë deklaruar: “Ajetullah Sejed Moxhtaba Khamenei-n e konsiderojmë personalitetin më të merituar i cili mund të marrë në dorë flamurin e udhëheqjes së popullit”.
Sipas ParsToday duke cituar IRNA, deputetët e Parlamentit Islamik të Iranit sot në orët e para të mëngjesit me anë të një deklarate, kanë vlerësuar se Ajetullah Sejed Moxhtaba Khamenei është personaliteti më i merituar për pozitën e liderit i cili mund të vazhdojë rrugën e Imam Khomejni (ra) dhe të liderit të martirizuar të Revolucionit Islamik të Iranit me po atë maturi, durim, moral revolucionar dhe me mbështetje tek populli dhe të mbajë në dorë flamurin e udhëheqjes së popullit iranian në këtë periudhë të re të histzorisë së Revolucionit Islamik.
Deputetët e Parlamentit Islamik të Iranit në këtë deklaratë kanë theksuar: “Në këtë periudhë vendimtare të historisë së Revolucionit Islamik, zgjedhja e Ajetullah Sejed Moxhtaba Husejni Khamenei në pozitën e liderit të ri të Revolucionit Islamik të Iranit nga ana e Kuvendit të Ekspertëve të Lidershipit konsiderohet një shenjë e qartë e dinamizmit dhe gjallërisë dhe qëndrueshmërisë së strukturës së demokracisë fetare në sistemin e Republikës Islamike të Iranit, sepse në këtë strukturë edhe funksionari zyrtar më i lartë i Iranit zgjedhet me votën e popullit dhe në kuadër të Kushtetusës nëpërmjet rrugës së Kuvendit të Ekspertëve të Lidershipit”.