Araghchi: Irani do të hakmerret për krimet e sulmeve ndaj infrastrukturave kombëtare
-
Sejed Abas Araghchi, ministri i Punëve të Jashtme të Iranit
ParsToday – Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit deklaroi: “Forcat tona të armatosura do të hakmerren për kriomet e sulmeve kundër infrastrukturave kombëtare të Iranit”.
Sipas ParsToday, Sejed Abas Araghchi, ministri i Punëve të Jashtme të Iranit, të mërkurën në mbrëmje në një mesazh në llogarinë e tij në X, ka shkruar: “Forcat tona të armatosura do të hakmerren për krimet e sulmeve ndaj infrastrukturave kombëtare”.
Ai ka theksuar: “Infrastrukturat kombëtare të Iranit janë bërë objektivë e sulmeve të agresorëve. Kësaj radhe është sulmuar dhe goditur dega e një prej bankave më të vjetra të Iranit dhe është bombarduar në kohën kur ka qenë plotë me punonjës, punonjësit të cilat kanë qenë duke punuar për ti dhënë rrogat dhe për kryerjen e llogarive për qytetarët iranianë në prag të festave të fundvitit në mënyrë që njerëzit të mos kenë probleme financiare”.
Kërkoni video, na ndiqni: https://t.me/ParsTodayshqip