Pezeshkian: Nuk kemi hamendje për të luftuar kundër agresorëve
-
Masoud Pezeshkian dhe Emmanuel Macron, presidentët e Iranit dhe Francës
ParsToday – Presidenti i Republikës Islamike të Iranit ka thënë: “Populli, qeveria dhe forcat e armatosura të Iranit kurrë nga kanë synuar rritjen e tensioneve dhe shpërthimin e luftës, mirëpo në përballje me agresorët si dhe në mbrojtje në mënyrë të prerë të integritetit territorial dhe sigurisë sonë kombëtare, nuk kanë kurrfarë dyshimi”.
Sipas ParsToday, Masoud Pezeshkian, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, dhe Emmanuel Macron, presidenti i Francës, kanë zhvilluar një bisedë telefonike gjatë të cilkës kanë diskutuar zhvillimet më të fundit në rajon.
Presidenti iranian në këtë bisedë telefonike duke shpjeguar dimensionet dhe përmasat e agresionit ushtarak të paligjshëm të Amerikës dhe regjimit sionist kundër Iranit, ka thënë se agresorët akoma po vazhdojnë të kryejnë sulme kundër objektivave të ndryshme, sidomos kundër qendrave dhe infrastrukturave civile, siç është sulmi i fundit kundër dy ishujve Khark dhe Bumusa të Iranit në Gjirin Persik. Masoud Pezeshkian ka theksuar: “Këto sulme janë kryer duke përdorur territorin e disa vendeve të rajonit të Gjirit Persik, ndërkohë që vendosja e territorit dhe e kapaciteteve të një vendi në dispozicion të Amerikës për të kryer agresion ushtarak dhe sulme barbare kundër Iranit, është në kundërshtim të plotë me ligjet ndërkombëtare dhe me parimin e fqinjësisë së mirë”.
Presidenti i Iranit shtoi: “Populli, qeveria dhe forcat e armatosura të Iranit kurrë nga kanë synuar rritjen e tensioneve dhe shpërthimin e luftës, mirëpo në përballje me agresorët si dhe në mbrojtje në mënyrë të prerë të integritetit territorial dhe sigurisë sonë kombëtare, nuk kanë kurrfarë dyshimi”.
Masoud Pezeshkian në vazhdim vlerësoi se burimi i pasigurisë dhe destabilitetit në rajon janë politikat dhe veprimet armiqësore të regjimit sionist i cili ka kryer vrasje masive në Rripin e Gazë dhe në Liban si dhe ka filluar dy luftëra imponuese me pjesëmarrjen e Amerikës kundër Iranit. Presidenti iranian gjithashtu duke kritikuar qasjen destruktive të disa shteteve evropiane në mbështetje ndaj krimeve të regjimit sionist dhe Amerikës në rajon, ka kërkuar që këto vende t’i përmbahen ligjeve dhe të drejtës ndërkombëtare për respektimin e sundimit të ligjit në botë.
Nga ana e tij, Emmanuel Macron, presidenti i Francës në këtë bisedë telefonike duke theksuar nevojën për t’i dhënë fund luftës dhe për uljen e tensioneve, ka shprehur shqetësime për intensifikimin e situatës në rajon dhe për situatën aktuale në Ngushticën e Hormuzit si dhe për luftimet mes Hezbullahut të Libanit dhe Izraelit.
Kërkoni video, na ndiqni: https://t.me/ParsTodayshqip