Pezeshkian: Irani nuk dorëzohet përball arrogantëve
-
Masoud Pezeshkian, presidenti i Republikës Islamike të Iranit.
ParsToday – Presidenti i Republikës Islamike të Iranit ka theksuar: “Të flasësh për përfundimin e luftës është e pakuptimit derisa të sigurohet garancia se nuk do të sulmohet më territori ynë”.
Sipas ParsToday, Masoud Pezeshkian, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, në llogarinë e tij në X duke vënë në dukje bisedën telefonike të tij me presidentin francez, ka shkruar: “Në bisedën telefonike me Macron, kam theksuar se Irani nuk e ka filluar këtë luftë barbare. Mbrojtja përball agresionit është një e drejtë legjitime dhe qenësore të cilën dijmë shumë mirë ta bëjmë”.
Ai theksoi: “Përdorimi i bazave të Amerikës në rajon kundër Iranit me qëllim për të prishur marrëdhëniet tona me vendet fqinjë, duhet të ndërpritet”.
Pezeshkian ka thënë: “Paqja dhe stabiliteti në rajon nuk mund të realizohet duke e anashkaluar agresionin amerikano-sionist ndaj Iranit”.
Ao duke thënë se fillimi i luftës në bazë të informacioneve të gabuara dhe me qëllim të pushtimit të vendeve të tjera, është një veprim i shekujve të Mesjetes që po bëhet në shekullin e 21-të, deklaroi: “Të flasësh për përfundimin e luftës është i pakuptimtë derisa të mos arrihet garanci dhe siguri se nuk do të sulmohet territori ynë”.
Pezeshkian duke vënë në dukje se Irani pret nga Bashkësia Ndërkombëtare që të dënojë agresionin ushtarak të Amerikës dhe Izraelit kundër Iranit dhe t’i detyrojë agresorët që të respektojë ligjet ndërkombëtare, theksoi: “Republika Islamike e Iranit nuk do të dorëzohet përball arrogantëve”.
Kërkoni video, na ndiqni: https://t.me/ParsTodayshqip