Admiral Irani: Kemi sulmuar dhe goditur anijet luftarake të Amerikës
-
Admiral Shahram Irani, komandanti i forcave detare të ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit.
ParsToday – Komandanti i Forcave Detare të Ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit ka njoftuar për sulmin e forcave detare të Iranit kundër anijeve luftarake të Amerikës.
Sipas ParsToday, Admiral Shahram Irani, komandanti i Forcave Detare të Ushtrisë së Iranit, në një prononcim për televizionin IRIB, në lidhje me sulmin agresor dhe të paligjshëm amerikano-sionist ndaj destrojerit “Dena” të Iranit, ka thënë: “Dy regjimi terroriste të Amerikës dhe Izraelit kanë shkelur në mënyrë të hapur ligjet ndërkombëtare në sulmin ndaj anijes “Dena”. Anija ushtarake “Dena” nën flamurin e “Velajet-it” sapo kishte përfunduar misionin e vet në kuadër të stërvitjeve për vendosjen e paqes në dete dhe oqeane”.
Admiral Irani në vazhdim ka njoftuar edhe për sulmin në kundërpëgjigje të forcave detare të ushtrisë së Iranit kundër anijeve luftarake të regjimit kriminel të Amerikës duke përdorur sisteme raketore të fuqishme të prodhimit vendor, ndërsa tha: “Nuk do të lejojmë që forcat agresor të armikut të afrohen asnjë metër afër brigjeve të detit Oman dhe aq më pak afër kufijve të territorit të forcave iraniane. Agresorët kurrë nuk do të realizojnë dëshirën e tyre”.
Ai theksoi: “Përkrah forcave detare të Gardës së Revolucionit Islamik, ne do t’i fundosim armiqtë në fund të detit në mënyrë që një herë e përgjithmonë të largohen nga rajoni ynë”.
Kërkoni video, na ndiqni: https://t.me/ParsTodayshqip