Araghchi i bënë thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare që t’i bashkohen fushatës “Jo Luftës”
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i176728-araghchi_i_bënë_thirrje_bashkësisë_ndërkombëtare_që_t’i_bashkohen_fushatës_jo_luftës
ParsToday – Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit i ka bërë thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare që t’i bashkohet fushatës “Jo Luftës”.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 18, 2026 10:42 Europe/Tirane
  • Sejed Abas Araghchi, ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit.
    Sejed Abas Araghchi, ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit.

ParsToday – Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit i ka bërë thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare që t’i bashkohet fushatës “Jo Luftës”.

Sipas ParsToday, Sejed Abas Araghchi, ministri i Punëve të Jashtme të Iranit, në një thirrje drejtuar Bashkësisë Ndërkombëtare për t’iu bashkuar fushatës “Jo Luftës së Padrejtë kundër Iranit”, ka shkruar: “Armiku i të gjithë neve është një”.

Araghchi me anë të një mesazhi publikuar në rrjetin social X, ka theksuar: “Shumë njerëz dhe personalitete për çdo ditë e më tepër duke përfshirë edhe ata në mesin e zyrtarëve evropianë dhe amerikanë, në mënyrë të qartë po pohojnë se lufta kundër Iranit është e padrejtë. Prandaj, është e merituar që edhe anëtarët e tjerë të Bashkësisë Ndërkombëtare t’i bashkohen kësaj fushate njëzëri”.

Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit ka shkruar: “Vala e pasojave globale sapo ka filluar të duket dhe me padyshim se përmasat e saj do t’i përfshijë të gjithë, pavarësisht se çfarë klase apo çfarë rce apo feje i përkasin. Armiku i të gjithë neve është një”.

Kërkoni video, na ndiqni: https://t.me/ParsTodayshqip