Vritet gjeneral Naini, zëdhënësi i Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i176820-vritet_gjeneral_naini_zëdhënësi_i_gardës_së_revolucionit_islamik_të_iranit
ParsToday – Garda e Revolucionit Islamik të Iranit ka njoftuar për martirizimin e gjeneral Ali Naini, shefit të zyrës për marrëdhënie me publikun dhe zëdhënësin e këtij institucioni.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 20, 2026 12:53 Europe/Tirane
  • Gjeneral Ali Muhamed Naini, zëdhënësi i Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit.
    Gjeneral Ali Muhamed Naini, zëdhënësi i Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit.

ParsToday – Garda e Revolucionit Islamik të Iranit ka njoftuar për martirizimin e gjeneral Ali Naini, shefit të zyrës për marrëdhënie me publikun dhe zëdhënësin e këtij institucioni.

Sipas ParsToday, Garda e Revolucionit Islamik të Iranit me anë të një mesazhi ka uruar dhe shprehur ngushëllim për martirizimin e shevit të marrëdhënieve me publikun dhe zëdhënësin e këtij institucioni, ndërsa ka theksuar: “Kontributi i sinqertë i këtij veprimtari të palodhshëm të Gardës së Revolucionit Islamik për më shumë se katër dekada në sfera të ndryshme, ka krijuar një imazh të dalluar dhe të pavdekshëm të tij në historinë e luftës kundër fuqive hegjemoniste”.

Në këtë komunikatë thuhet se gjeneral Naini është vrarë dhe martirizuar në sulmin terrorist të forcave amerikano-sioniste në agimin e ditës së fundit të muajit të shenjtë të Ramazanit. Gjeneral Naini ka shërbuar për një periudhë të gjatë në sektorin e kulturës dhe informimit në lidhje me luftën imponuese 8 vjeçare për dokumentimin e kësaj lufte, si dhe në pozitën e zëdhënësit të Gardës së Revolucionit Islamik gjatë dy viteve të fundit dhe sidomos në operacionet Premtimi i Vërtetë 2, 3, 4 duke e kryer me sukses misionin e informimit në lidhje me të vërtetën në terrenin e fushëbetejës.

Kërkoni video, na ndiqni: https://t.me/ParsTodayshqip