Pezeshkian paralajmëron: Regjimi sionist synon zgjerimin e luftës në vendet e rajonit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i177154-pezeshkian_paralajmëron_regjimi_sionist_synon_zgjerimin_e_luftës_në_vendet_e_rajonit
TEHERAN, 28 mars (ParsToday) — Presidenti i Iranit, duke zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Pakistanit, paralajmëroi mbi synimet e regjimit sionist për zgjerimin e luftës në vendet e rajonit.
(last modified 2026-03-30T11:22:31+00:00 )
Mars 28, 2026 10:56 Europe/Tirane
  • Masoud Pezeshkian
    Masoud Pezeshkian

TEHERAN, 28 mars (ParsToday) — Presidenti i Iranit, duke zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Pakistanit, paralajmëroi mbi synimet e regjimit sionist për zgjerimin e luftës në vendet e rajonit.

Masoud Pezeshkian, këtë të shtunë duke zhvilluar një bisedë telefonike me Shehbaz Sharif, shkëmbyen mendime mbi zhvillimet rajonale dhe pasojat e agresionit ushtarak të regjimit sionist dhe Shteteve të Bashkuara kundër Iranit. Presidenti i Iranit, në këtë bisedë duke shprehur keqardhje për përdorimin e territorit të disa vendeve myslimane nga agresorët për sulme kundër Iranit, theksoi se reagimi mbrojtës i Iranit ndaj burimit të këtyre sulmeve është i natyrshëm, ndërkohë që Republika Islamike e Iranit, duke i konsideruar vendet myslimane si vëllezër, nuk dëshiron që asnjë mysliman të dëmtohet.  Ai, duke theksuar synimet e këqija të regjimit sionist për zgjerimin e luftës në vendet e rajonit, paralajmëroi se vendet myslimane duhet të jenë të kujdesshme që territori i tyre të mos përdoret nga agresorët për sulme kundër vendeve të tjera myslimane.  Pezeshkian, duke iu referuar lidhjeve të përbashkëta fetare dhe njerëzore midis vendeve myslimane, theksoi se ekziston një kapacitet i madh midis këtyre vendeve për t’u përballur me kërcënimet e përbashkëta, veçanërisht nga agresioni i regjimit sionist.  Kryeministri i Pakistanit, në këtë bisedë duke ritheksuar qëndrimin parimor të vendit të tij në dënimin e agresionit ushtarak kundër Iranit, veçanërisht dënimin e fortë të sulmeve të fundit të regjimit sionist ndaj infrastrukturës ekonomike të Iranit, theksoi solidaritetin e plotë të popullit dhe qeverisë së Pakistanit me Republikën Islamike të Iranit.