Ghalibaf: Amerika duhet të pranojë të drejtat e Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i177584-ghalibaf_amerika_duhet_të_pranojë_të_drejtat_e_iranit
ParsToday - Në prag të fillimit të bisedimeve në Islamabad, kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit e konsideroi arritjen e një marrëveshjeje të kushtëzuar nga pranimi i të drejtave të Iranit nga Amerika.
(last modified 2026-04-11T16:18:12+00:00 )
Prill 11, 2026 16:32 Europe/Tirane
  • Ghalibaf: Amerika duhet të pranojë të drejtat e Iranit
    Ghalibaf: Amerika duhet të pranojë të drejtat e Iranit

ParsToday - Në prag të fillimit të bisedimeve në Islamabad, kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit e konsideroi arritjen e një marrëveshjeje të kushtëzuar nga pranimi i të drejtave të Iranit nga Amerika.

Sipas ParsToday, Muhamed Bagher Ghalibaf, kryetari i Parlamentit Islamik dhe kreu i ekipit negociator iranian në Pakistan, tha: “Irani ka ardhur në bisedimet në Islamabad me qëllime të mira, por nuk i beson Amerikës”.

Ai shtoi: “Amerika duhet të paraqesë një plan të vërtetë për një marrëveshje sipas të cilit duhet të pranojë të drejtat e Republikës Islamike të Iranit, në të cilin rast Irani është gati të bjerë dakord”.

Kryetari i Parlamentit iranian tha: “Amerika nuk i ka mbajtur premtimet e saj në të kaluarën në negociata”.

Ekipi negociator iranian i kryesuar nga Muhamed Bagher Ghalibaf, kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit, mbërriti në Islamabad, kryeqytetin e Pakistanit, të premten në mbrëmje për negociata me palën amerikane.

Kërkoni video, na ndiqni: https://t.me/ParsTodayshqip