Ghalibaf: Vija e parë e sulmit ndaj Amerikës është lufta financiare
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i178052-ghalibaf_vija_e_parë_e_sulmit_ndaj_amerikës_është_lufta_financiare
ParsToday - Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit i paralajmëroi blerësit e letrave me vlerë të Amerikës në vendet arabe: "Shitini letrat me vlerë sa të keni kohë, vija e tyre e parë është në fakt niveli i rendimentit të letrave me vlerë".
(last modified 2026-04-25T17:22:10+00:00 )
Prill 25, 2026 17:49 Europe/Tirane
  • Muhamed Bagher Ghalibaf, kryetar i Parlamentit Islamik të Iranit
    Muhamed Bagher Ghalibaf, kryetar i Parlamentit Islamik të Iranit

ParsToday - Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit i paralajmëroi blerësit e letrave me vlerë të Amerikës në vendet arabe: "Shitini letrat me vlerë sa të keni kohë, vija e tyre e parë është në fakt niveli i rendimentit të letrave me vlerë".

Sipas ParsToday, Muhamed Bagher Ghalibaf, kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit, në reagim ndaj lajmit për kufizimet në shitjen e letrave me vlerë nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe vendet arabe, shkroi në llogarinë e tij në rrjetin social: “Sipas sekretarit amerikan të thesarit, linjat e shkëmbimit të valutave janë aktivizuar për të "parandaluar shitjen e parregullt të aseteve amerikane" nga vendet arabe. Ky lajm do të thotë që disa aksionarë të letrave me vlerë nuk mund t'i shesin lirisht aksionet e tyre dhe janë kufizuar nga SHBA-të që t'i shesin asetet e tyre!”.

Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit iu referua ndjeshmërisë së sistemit financiar amerikan ndaj shitjes së letrave me vlerë dhe shtoi: "Në fakt, ekziston një kufi i pashkruar shitjesh që qeveria dhe investitorët institucionalë duhet ta respektojnë. Nëse situata bëhet më kritike, dera për shitjen e këtyre aksioneve do të mbyllet plotësisht!"

Ghalibaf vazhdoi duke i paralajmëruar blerësit e këtyre letrave me vlerë: "Shitini letrat me vlerë ndërsa keni mundësi. Vija e tyre e parë është në fakt niveli i rendimentit të letrave me vlerë".

Kërkoni video, na ndiqni: https://t.me/ParsTodayshqip