Baghaei: Plaçkitja e anijeve iraniane të naftës është pirateri
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i178174-baghaei_plaçkitja_e_anijeve_iraniane_të_naftës_është_pirateri
ParsToday - Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ka reaguar ndaj pranimit nga autoritetet gjyqësore amerikane se kishin lëshuar një urdhër për sekuestrimin e anijeve që transportonin naftë iraniane.
(last modified 2026-04-28T17:44:15+00:00 )
Prill 28, 2026 19:43 Europe/Tirane
  • Esmail Baghaei, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Iranit
    Esmail Baghaei, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Iranit

ParsToday - Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ka reaguar ndaj pranimit nga autoritetet gjyqësore amerikane se kishin lëshuar një urdhër për sekuestrimin e anijeve që transportonin naftë iraniane.

Sipas ParsToday, Esmail Baghaei, zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, në reagim ndaj pranimit nga autoritetet gjyqësore amerikane se kishin lëshuar një urdhër për të sekuestruar anijet iraniane të naftës dhe për të konfiskuar ngarkesën e tyre, shkroi në mediat sociale: “Lëshimi i një urdhri për të sekuestruar dhe konfiskuar anijet iraniane të naftës nuk është gjë tjetër veçse legalizimi zyrtar i piraterisë dhe grabitjes së armatosur në ujërat ndërkombëtare”.

Baghaei në këtë mesa ka shkruar: «Kjo do të thotë një kthim në epokën e dominimit pirat të deteve, me ndryshimin që tani ata veprojnë sipas urdhrave të qeverisë, lundrojnë nën flamuj zyrtarë dhe e quajnë plaçkitjen e tyre «zbatim të ligjit»”.

Zëdhënësi i shërbimit diplomatik iranian deklaroi: "Shtetet e Bashkuara duhet të mbahen plotësisht përgjegjëse për këtë sjellje të agresionit dhe shkelje flagrante të ligjit; sjellje që konsiderohet një goditje e paparë ndaj ligjit ndërkombëtar dhe tregtisë së lirë dhe kërcënon themelet themelore të sigurisë detare”.

Kërkoni video, na ndiqni: https://t.me/ParsTodayshqip