Irani dhe Rusia diskutojnë për bashkëpunimin dypalësh në fushën bërthamore
-
Spaski dhe Jalali
Teheran, 1 maj 2026, ParsToday – Zv/drejtori i kompanisë shtetërore ruse "Rosatom", Nikolai Spaski, zhvilloi një takim me ambasadorin e Republikës Islamike të Iranit në Rusi, Kazem Jalali, për të diskutuar bashkëpunimin dypalësh në fushën e energjisë bërthamore.
Sipas lajmit të ParsToday, gjatë këtij takimi, Spaski dhe Jalali biseduan për marrëdhëniet strategjike dhe të qëndrueshme midis dy shteteve dhe për shkëmbimet shkencore, teknike dhe teknologjike midis Agjencisë Bërthamore të Iranit dhe kompanisë shtetërore ruse "Rosatom". Ata gjithashtu diskutuan për projektet e përbashkëta në centralin bërthamor të Bushehr.
Palët theksuan vazhdimësinë e bashkëpunimit të suksesshëm midis "Rosatom" dhe Agjencisë Bërthamore të Iranit për energjinë bërthamore paqësore, duke e cilësuar këtë bashkëpunim si një model efektiv për dinamizmin e dy popujve në zhvillimin e qëndrueshëm dhe përdorimin e burimeve të mundshme për mbrojtjen e mjedisit dhe sigurinë e energjisë.
(Kërkoni video, na ndiqni: https://t.me/ParsTodayshqip)