Gharibabadi: Trump paraqet "kërcënimin" si një mundësi për paqe
-
Kazem Gharibabadi, Zëvendës Ministër i Punëve të Jashtme të Iranit
ParsToday - Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit tha: “Qasja e Trumpit në fakt po paraqet "kërcënimin" në formën e një "mundësie për paqe"”.
Sipas ParsToday, Zëvendësministri i Jashtëm iranian Kazem Gharibabadi, në përgjigje të qëndrimeve të fundit të SHBA-së, deklaroi: “Uashingtoni pretendon se ka ndalur "përkohësisht" sulmet ndaj Iranit për t'i dhënë kohë negociatave, por në të njëjtën kohë flet për përgatitjen e një sulmi masiv në çdo moment”.
Ai shtoi: “Kjo qasje në fakt po e paraqet “kërcënimin” në formën e një “mundësie për paqe””.
Gharibabadi theksoi: "Irani është i bashkuar dhe i gatshëm me vendosmëri të përballet me çdo agresion ushtarak. Për kombin iranian, dorëzimi nuk ka kurrfarë kuptimi; ose fitore, ose martirizim”.
Kërkoni video, na ndiqni: https://t.me/ParsTodayshqip