Pezeshkian: Negociatorët nuk do të kompromentojnë dinjitetin dhe krenarinë e Iranit
-
Masoud Pezeshkian, president i Republikës Islamike të Iranit me kryetarin e institucionit të IRIB
ParsToday - Presidenti i Republikës Islamike të Iranit theksoi: "Negociatorët nuk do të kompromentojnë në asnjë mënyrë dinjitetin dhe krenarinë e Iranit".
Sipas ParsToday, Presidenti iranian Masoud Pezeshkian të dielën, duke iu referuar negociatave të fundit midis Teheranit dhe Uashingtonit, tha: "Ne jemi të gatshëm ta sigurojmë botën se nuk po kërkojmë armë bërthamore, Irani nuk po kërkon kaos në rajon, është regjimi sionist ai që përdor çdo mundësi për të mbajtur gjallë luftën dhe kaosin". Pezeshkian gjatë një takimi me drejtuesit e Institucionit të Radios dhe Televizionit të Republikës Islamike të Iranit, theksoi: "Ne dhe negociatorët nuk do të heqim dorë në asnjë mënyrë nga dinjiteti dhe krenaria e Iranit."
Masoud Pezeshkian gjithashtu në një takim me Peyman Jabali, kreun e Institucionit të Radios dhe Televizionit të Republikës Islamike të Iranit, dhe një grup menaxherësh, duke vlerësuar përpjekjet dhe punën e kompleksit kombëtar mediatik në rrëfimin dhe informimin e publikut rreth luftës së fundit, tha: "Asnjë vendim në Iran nuk do të merret jashtë kornizës së Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare dhe pa koordinimin dhe lejen e udhëheqësit të Revolucionit Islamik".
Kërkoni video, na ndiqni: https://t.me/ParsTodayshqip