Araghchi: Irani i është përmbajtur angazhimeve të tij deri më tani
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i180154-araghchi_irani_i_është_përmbajtur_angazhimeve_të_tij_deri_më_tani
ParsToday - Ministri i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, në reagim ndaj sanksioneve të reja të SHBA-së kundër Iranit dhe shkeljes së Memorandumit të Mirëkuptimit nga Uashingtoni, shkroi në rrjetet sociale: "Irani deri më tani i është përmbajtur angazhimeve të tij, por e vetmja mënyrë është që të dyja palët t'u përmbahen angazhimeve të tyre sipas Memorandumit të Mirëkuptimit të Islamabadit".
(last modified 2026-07-11T19:29:40+00:00 )
Korrik 11, 2026 19:10 Europe/Tirane
  • Sejed Abbas Araghchi, ministër i Punëve të Jashtme të Iranit
    Sejed Abbas Araghchi, ministër i Punëve të Jashtme të Iranit

ParsToday - Ministri i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, në reagim ndaj sanksioneve të reja të SHBA-së kundër Iranit dhe shkeljes së Memorandumit të Mirëkuptimit nga Uashingtoni, shkroi në rrjetet sociale: "Irani deri më tani i është përmbajtur angazhimeve të tij, por e vetmja mënyrë është që të dyja palët t'u përmbahen angazhimeve të tyre sipas Memorandumit të Mirëkuptimit të Islamabadit".

Sipas ParsToday, Ministri i Jashtëm iranian Sejed Abbas Araghchi shkroi në një mesazh në gjuhën angleze në mediat sociale: "Irani deri më tani i është përmbajtur angazhimeve të tij, në kundërshtim me atë që po shohim nga i ashtuquajturi sekretar i Thesarit të SHBA-së, i cili po shkel angazhimet e SHBA-së duke shkelur Nenin 9 të Memorandumit të Mirëkuptimit".

Ai theksoi: “Kjo shkelje vjen pas shkeljeve të tjera të angazhimeve dhe veprimeve të gabuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Mesazhi i Araghchi vazhdoi: “Realiteti është i qartë: e vetmja mënyrë është që të dyja palët t’i përmbahen reciprokisht angazhimeve të tyre”.

Kërkoni video, na ndiqni: https://t.me/ParsTodayshqip