Pezeshkian: Ne mbështesim çdo vendim të udhëheqësve palestinezë në procesin e negociatave
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i180828-pezeshkian_ne_mbështesim_çdo_vendim_të_udhëheqësve_palestinezë_në_procesin_e_negociatave
Pars Today – Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, gjatë një bisede telefonike me kreun e Byrosë Politike të Lëvizjes Hamas, vlerësoi rolin dhe aftësitë drejtuese të Khalil al-Hayya në krijimin e koordinimit ndërmjet grupeve palestineze dhe deklaroi: “Republika Islamike e Iranit do të mbështesë çdo masë, nismë dhe vendim që udhëheqësit palestinezë do të marrin në procesin e negociatave.”
(last modified 2026-08-06T05:13:35+00:00 )
Gusht 06, 2026 07:11 Europe/Tirane
  • Masoud Pezeshkian, presidenti i Republikës Islamike të Iranit
    Masoud Pezeshkian, presidenti i Republikës Islamike të Iranit

Pars Today – Presidenti i Republikës Islamike të Iranit, gjatë një bisede telefonike me kreun e Byrosë Politike të Lëvizjes Hamas, vlerësoi rolin dhe aftësitë drejtuese të Khalil al-Hayya në krijimin e koordinimit ndërmjet grupeve palestineze dhe deklaroi: “Republika Islamike e Iranit do të mbështesë çdo masë, nismë dhe vendim që udhëheqësit palestinezë do të marrin në procesin e negociatave.”

Sipas njoftimit të Pars Today, duke cituar agjencinë e lajmeve IRNA, Masoud Pezeshkian, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, gjatë një bisede telefonike me Khalil al-Hayya, kryetar i Byrosë Politike të Lëvizjes së Rezistencës Islamike të Palestinës (Hamas), vlerësoi durimin, qëndresën dhe rezistencën e popullit palestinez përballë krimeve të regjimit sionist dhe theksoi se zemra dhe shpirti i popullit dhe i zyrtarëve të Republikës Islamike të Iranit janë gjithmonë pranë popullit të shtypur palestinez dhe se Irani do ta mbështesë popullin palestinez në çdo masë të mundshme.

Pezeshkian gjithashtu vlerësoi rolin dhe aftësinë drejtuese të Khalil al-Hayya në krijimin e koordinimit ndërmjet grupeve palestineze dhe tha: “Republika Islamike e Iranit do të mbështesë çdo masë, nismë dhe vendim që udhëheqësit palestinezë do të marrin në procesin e negociatave.”

Ai, duke iu referuar agresioneve të fundit të regjimit sionist dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundër territorit të Republikës Islamike të Iranit dhe situatës në rajon, deklaroi: “Pavarësisht këtyre sfidave, Çështja e Palestinës vazhdon të ruajë vendin e saj qendror në politikën e jashtme të Republikës Islamike të Iranit dhe nuk është lënë jashtë vëmendjes së zyrtarëve, politikëbërësve dhe Liderit të Republikës Islamike të Iranit, duke mbetur ende çështja kryesore e botës islame.”

Pezeshkian, duke i uruar popullit palestinez shëndet, dinjitet dhe fitore, theksoi vazhdimin e mbështetjes së Republikës Islamike të Iranit për popullin palestinez dhe deklaroi: “Irani nuk do të kursejë asnjë përpjekje për ta ndihmuar popullin e Palestinës.”

Presidenti i Iranit bëri gjithashtu thirrje për forcimin e unitetit, harmonisë dhe bashkëpunimit ndërmjet vendeve islame për mbrojtjen e interesave të umetit islam.

Në një pjesë tjetër të kësaj bisede, duke kërkuar që përshëndetjet e tij t’u përcillen luftëtarëve dhe zyrtarëve të tjerë palestinezë, Pezeshkian tha: “Uniteti dhe solidariteti i vendeve islame mund të krijojnë kushtet për triumfin e së drejtës mbi të pavërtetën.”

Ai theksoi: “Republika Islamike e Iranit ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë mbështetëse e popullit të shtypur, qëndrestar dhe heroik palestinez dhe do të përpiqet që, përmes zgjerimit të bashkëpunimit me vendet islame, të zvogëlojë mosmarrëveshjet ekzistuese dhe të forcojë unitetin dhe harmoninë mes umetit islam përballë armiqve.”

Gjatë kësaj bisede telefonike, Khalil al-Hayya, duke iu referuar zhvillimeve të fundit në rajon dhe sulmeve të SHBA-së dhe regjimit sionist kundër Republikës Islamike të Iranit, e cilësoi regjimin sionist si shkaktarin kryesor të paqëndrueshmërisë dhe kërcënim ndaj sigurisë së rajonit dhe theksoi se ky regjim, pavarësisht mbështetjes amerikane, ndodhet në rrugën e rënies.

Kryetari i Byrosë Politike të Hamasit, duke vlerësuar qëndrueshmërinë e Republikës Islamike të Iranit përballë kërcënimeve, deklaroi se Irani ka arritur të krijojë ekuacione të reja në rajon dhe shprehu bindjen se edhe në të ardhmen do të arrijë suksese të tjera, të cilat do të jenë në dobi të Iranit, rajonit dhe botës islame.

Khalil al-Hayya shprehu gjithashtu optimizëm për të ardhmen e Boshtit të Rezistencës dhe theksoi se kjo lëvizje në vende të ndryshme të rajonit do t’i arrijë përfundimisht synimet dhe idealet e saj.

Kryetari i Byrosë Politike të Hamasit, duke iu referuar vazhdimit të luftës në Gaza dhe situatës në Bregun Perëndimor, Kuds dhe Xhaminë Al-Aksa, falënderoi Republikën Islamike të Iranit për mbështetjen e vazhdueshme ndaj popullit palestinez dhe tha: “Populli i Palestinës, pavarësisht vazhdimit të sulmeve dhe presioneve, do t’u mbetet besnik idealeve të tij dhe gjakut të dëshmorëve palestinezë.”

Më tej, duke folur për procesin e negociatave politike, ai deklaroi se Lëvizja Hamas po i zhvillon këto negociata në bashkëpunim dhe koordinim me grupet e tjera palestineze dhe se, ashtu siç ka qëndruar e palëkundur në fushën e betejës, nuk do të lejojë as në arenën diplomatike që regjimi sionist të arrijë objektiva që nuk arriti t’i realizojë në luftë.

Kryetari i Byrosë Politike të Hamasit kërkoi gjithashtu shfrytëzimin e përvojës së Republikës Islamike të Iranit dhe të zyrtarëve iranianë në procesin e negociatave, në funksion të sigurimit të interesave të popullit palestinez, dhe shprehu shpresën që përpjekjet politike dhe diplomatike, krahas rezistencës në terren, të çojnë në realizimin e objektivave të popullit palestinez.

Duke iu referuar operacionit "Stuhia e Al-Aksasë", Khalil al-Hayya shprehu shpresën se përfundimi i këtij procesi do të shoqërohet me çlirimin e Palestinës dhe Kudsit të Shenjtë.

Kryetari i Byrosë Politike të Hamasit, duke përkujtuar udhëheqësit dhe komandantët dëshmorë të Boshtit të Rezistencës, theksoi vazhdimin e bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet forcave aleate dhe deklaroi se, në kuadër të përgjegjësive të veta, do të punojë për forcimin e unitetit të umetit islam. Ai gjithashtu shprehu shpresën se në të ardhmen e afërt do të zhvillojë një takim me presidentin e Iranit.

(Kërkoni video, na ndiqni: https://t.me/ParsTodayshqip)