Lideri i Revolucionit emëron gjashtë komandantë të lartë ushtarakë
-
Lideri i Revolucionit emëron gjashtë komandantë të lartë ushtarakë
Pars Today – Lideri i Revolucionit Islamik, me dekrete të veçanta, emëroi gjashtë komandantë të lartë në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Korpusin e Gardës së Revolucionit Islamik dhe Organizatës Basixh të Iranit.
Sipas Pars Today, duke cituar Agjencinë e Lajmeve të Radio-Televizionit të Republikës Islamike të Iranit (IRIB); Shkëlqesia e Tij, Ajetollah Sejjid Muxhtaba Hosseini Khamenei, Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, me nxjerrjen e dekreteve të veçanta, përcaktoi përgjegjësitë dhe misionet e gjashtë komandantëve dhe drejtuesve të lartë të Forcave të Armatosura të Iranit.
Në bazë të këtyre dekreteve, gjeneralmajori i Gardës, piloti Ali Abdollahi u emërua Shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, ndërsa gjeneral-brigade Kiumars Hajdari u emërua zëvendësshef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Iranit.
Gjithashtu, gjeneral-brigade i Gardës Ahmed Vahidi, me marrjen e gradës gjeneralmajor, mori përsipër komandën e përgjithshme të Trupave të Gardës së Revolucionit Islamik, ndërsa gjeneralmajori i Gardës Mostafa Izadi mori përgjegjësinë e zëvendëskomandantit të përgjithshëm të Gardës.
Në vijim të këtyre dekreteve, përgjegjësia e komandës së Forcave Detare të Gardës iu ngarkua gjeneraladmiralit të Gardës Ali Azmai, ndërsa drejtimi i Organizatës së Basixhit të Iranit iu besua Hoxhatoleslam uel-Muslimin Hossein Taeb.
(Kërkoni video, na ndiqni: https://t.me/ParsTodayshqip)