Gjeneral Kaani: Shpërbërja nga brenda është fati i regjimit sionist
-
Gjeneral Ismail Kaani, komandant i Forcës Kuds të Korpusit të Gardës së Revolucionit Islamik
Pars Today – Komandanti i Forcës Kuds të Korpusit të Gardës së Revolucionit Islamik, në një mesazh, theksoi se shpërbërja e regjimit sionist është e sigurt.
Sipas Pars Today, duke cituar agjencinë e lajmeve të Radio-Televizionit të Republikës Islamike të Iranit (IRIB), gjenerali Ismail Kaani, komandanti i Forcës Kuds të Korpusit të Gardës së Revolucionit Islamik, shkroi të mërkurën mbrëma në faqen e tij personale në rrjetet sociale: “Pushtuesit e Palestinës në territoret e pushtuara janë prekur nga kanceri social; shpërbërja nga brenda është fati i pashmangshëm i tyre”.
Ai shtoi: “Terroristët barbarë dhe të lënë të lirë në Bregun Perëndimor nuk mund ta anatemojnë kauzën botërore të Palestinës. Aneksimi është përjashtuar (si opsion) dhe shpërbërja është e sigurt”.
(Kërkoni video, na ndiqni: https://t.me/ParsTodayshqip)