Araghchi: Hedhim poshtoë spekulimet mediatike për fleksibilitetin e Iranit përball SHBA-së
-
Araghchi: Hedhim poshtoë spekulimet mediatike për fleksibilitetin e Iranit përball SHBA-së
ParsToday — Ministri i Jashtëm i Iranit, duke hedhur poshtë pretendimet e disa mediave të huaja për fleksibilitetin e Iranit ndaj SHBA-së në çështjen bërthamore, theksoi: "Këto pretendime nuk janë aspak të vërteta".
Sipas ParsToday, Sejed Abbas Araghchi, ministri i Jashtëm i Iranit, para se të largohej nga Nju Jorku, në një intervistë me gazetarin e agjencisë së lajmeve të Radiotelevizionit të Republikës Islamike të Iranit, tha: "E them me vendosmëri se nuk ka ndodhur asnjë ndryshim në qëndrimet e Iranit dhe kushtet tona për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, si dhe për çështjet e tjera, janë të qarta. Aktualisht nuk është treguar asnjë fleksibilitet dhe nuk është diskutuar asgjë tjetër përveç propozimit tonë".
Ai shtoi: "Qëndrimi ynë është i qartë dhe e vetmja çështje që është në diskutim është Ngushtica e Hormuzit. Rihapja e Ngushticës së Hormuzit gjithashtu varet nga përmbushja e një sërë kushtesh, të cilat ua kemi bërë të ditura palëve përballë. Ju lutem, mos u kushtoni vëmendje këtyre spekulimeve apo përpjekjeve të qëllimshme për krijimin e një klime të caktuar, të cilat i bëjnë disa media të huaja".
Araghchi, duke iu referuar takimit të tij të ri me një prej ndërmjetësve nga Katari në Nju Jork, tha: "Në këtë takim u zhvilluan diskutimet e nevojshme dhe shpresojmë që deri të martën të marrim përgjigjen e SHBA-së përmes tyre. Propozimi i Iranit për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit iu përcoll amerikanëve përmes ndërmjetësit".