Dita e Kodsit një nga krenaritë e Revolucionit Islamik të Iranit
Drejtori i Qendrës së studimeve në jug të Irakut, theksoi se dita ndërkombëtare e Kodsit është një nga krenaritë e shumta të RI dhe të Imam Khomeinit (ra).
Ali Ramazan Al Vasi, profesor i universitetit të Londrës dhe Drejtori i Qendrës së studimeve në jug të Irakut, në një intervistë me agjencinë e lajmeve Tasnim, theksoi se dita e Kodsit si një nga krenaritë mw tw madha të Revolucionit Islamik të Iranit është shënuar me emrin e themeluesit të RII, Imam Khomeinit (ra). Al Vasi theksoi se në të vërtetë dita ndërkombëtare e Kodsit është çelësi që hap vëmendjen ndërkombëtare për çështjen e Palestinës, në një kohë kur disa shtete tradhtare po ndjekin rrugën e normalizimit të marrëdhënieve me regjimin sionist dhe po luftojnë kundër boshtit të rezistencës. Al Taher Al Hashemi, anëtar i Asamblesë botërore të Ehli Bejtit nga Egjipti, Ditën Botërore të Kodist e konsideron zgjim të ummetit islamik përballë dhunës dhe arrogancës dhe ka shtuar se mysliman e botës duhet t'i kushtojnë vëmendje të posaçme iniciativës së Ima Khomeinit (ra) për ruajtjen e unitetit si rrugë e vetme për shpëtimin e myslimanëve.