Ruhani thekson mbi rëndësinë e Ditës Botërore të Kodsit
Presidenti i RII dr. Hasan Ruhani u ka bërë thirrje të gjithë myslimanëve të botës që të jenë të pranishëm masovikisht në tubimet ndërkombëtare me rastin e Ditës së Kodsit.
Duke folur para gazetarëve pas mbledhjes së kabinetit qeveritar të mërkurën në mëngjes, z. Ruhani u bëri thirrje të gjithë myslimanëve të botës që në mënyrë sa më masive të marrin pjesë në tubimet me rastin e Ditës së Kodsit, për të dëshmuar solidaritet dhe unitet me gjendjen e vështirë të popullit palestinez. Ai i ka bërë thirrje popullit iranian që të ripërtërijnë besnikërinë e tyre të pafund me Imam Khomeinit (ra), duke organizuar një protestë masive që do t'i tregojë botës për vuajtjet e shtatë dekadave të fundit të popullit palestinez. Presidenti iranian tha se populli iranian do të vazhdojë mbështetjen për popullin palestinez dhe një gjë e tillë do të dëshmohet në ceremoninë e së premtes. Dita Ndërkombëtare e Kodsit është një ngjarje vjetore që shënohet në të premten e fundit të Muajit të Bekuar të Ramazanit e cila është iniciuar nga themeluesi i RII Imam Khomeini (ra) në vitin 1979.