Organizohet ceremonia e përkujtimit të martirëve në ngjarjen e Minasë
(last modified Thu, 14 Jul 2016 19:20:21 GMT )
Korrik 14, 2016 21:20 Europe/Tirane
  • Organizohet ceremonia e përkujtimit të martirëve në ngjarjen e Minasë

Kryetari i institutit për haxhin dhe pelegrinazhin në Iran njoftoi organizimin e ceremonisë përkujtimore të martirëve që ranë viktimë në tragjedinë e Minasë në Arabinë Saudite.

Said Ouhadi, ka thënë; Ceremonia e rikujtimit të martirëve të Minasë, duke pasur parasysh ambientin politik të rajonit dhe vrasjen e njerëzve të pafajshëm nga terroristët takfiristë, do të organizohet në formë të gjerë. Ai tha se nuk do të kursejë asnjë përpjekje për të ndihmuar familjarët e viktimave të ngjarjes së Minasë. Kryetari i institutit për haxhin dhe pelegrinazhin, dha mundësinë e pjesëmarrjes së familjarëve të tjerë të viktimave në ngjarjen e Minasë, gjatë ceremonisë përkujtimore. Vlen të theksohet se me rastin e festës së Kurban Bajramit më 24 shtator 2015, 464 shtetas iranianë humbën jetën në tragjedinë e Minasë për shkak të neglizhencës dhe papërgjegjshmërisë së treguar nga funksionarët sauditë.

 

Tags