Takim mes funksionarëve të parlamentit të Iranit dhe të Japonisë
(last modified Mon, 18 Jul 2016 19:29:59 GMT )
Korrik 18, 2016 21:29 Europe/Tirane
  • Takim mes funksionarëve të parlamentit të Iranit dhe të Japonisë

Kryetari i komisionit për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme ka thënë se programi i zbatimit të marrëveshjes ka krijuar kushtet për zhvillimin e industrisë dhe ekonomisë së Iranit dhe të Japonisë.

Alaudin Boruxherdi, kryetar i komisionit për politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare në parlamentin islamik të Iranit, sot u takua me Masahisa Sato, kryetar i komisionit të mbrojtjes dhe çështjeve të jashtme në parlamentin e Japonisë. Në këtë takim z. Boruxherdi tha: Periudha pas zbatimit të marrëveshjes bërthamore ka krijuar mundësi të shumta në sektorë të ndryshëm të ekonomisë dhe industrisë si për Iranin ashtu edhe për Japoninë dhe për këtë duhen investime të përbashkëta. Alaudin Boruxherdi zgjerimin e terrorizmit e konsideroi kërcënim për të gjitha vendet e botës dhe shtoi se duhet zgjeruar bashkëpunimi në fushën e sigurisë mes vendeve me qëllim që burimet financiare të terroristëve të kufizohen dhe këtyre grupeve t’u vijë fundi. Nga ana e tij z. Sato, tha se Irani është një vend i stabilizuar në një rajon të trazuar dhe shtoi se qeveria dhe parlamenti i Japonisë janë të interesuar për zgjerimin e marrëdhënieve politike, ekonomike dhe parlamentare me Iranin.

 

Tags