Hidhen poshtë pretendimet për ndërhyrjen e Iranit në vendet e rajonit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i22024-hidhen_poshtë_pretendimet_për_ndërhyrjen_e_iranit_në_vendet_e_rajonit
Zëdhënësi i MPJI ka hedhur poshtë pretendimet e sekretarit të përgjithshëm të Ligës Arabe për gjoja ndërhyrjet e Iranit në punët e brendshme të vendeve arabe.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 19, 2016 16:52 Europe/Tirane
  • Hidhen poshtë pretendimet për ndërhyrjen e Iranit në vendet e rajonit

Zëdhënësi i MPJI ka hedhur poshtë pretendimet e sekretarit të përgjithshëm të Ligës Arabe për gjoja ndërhyrjet e Iranit në punët e brendshme të vendeve arabe.

Behram Kasemi zëdhënësi i MPJI, duke reaguar ndaj pretendimeve mbi gjoja ndërhyrjen e Iranit tek vendet e rajonit tha: Irani gjithmonë i ka bërë thirrje botës islame që të kuptojë dhe të përkushtohet tek kushtet e rajonit dhe në formë të përbashkët të përballen me kërcënime të përbashkëta si agresionet e regjimit sionist, terrorizmin dhe radikalizmin. Irani është i mendimit se e vetmja mënyrë për tu dhënë fund krizave në rajon është përdorimi i diplomacisë dhe politike, bashkëbisedimi dhe dialogu dhe njëkohësisht thekson se asnjë vend nuk ka të drejtë të ndërhyjë në punët e brendshme të vendeve të rajonit. Dashakeqët dhe kundërshtarët e islamit duke krijuar përçarje mes vendeve islamike mundohen të shtojnë dhunën ndërfetare dhe ndërsektare sidomos mes shiitëve dhe sunitëve dhe në këtë mënyrë të krijojnë mundësi për pushtuesit dhe grupet terroriste takfiriste. Zëdhënësi Kasemi tha se RII kërkon unitetin e botës islame përballë kërcënimeve të përbashkëta dhe shtoi: Sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe duhet t’i kushtojë vëmendje realitetit në rajon dhe të përpiqet më shumë për unitetin e botës islame. Ahmed Abu’Gejt sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe në një intervistë dhënë gazetës Sharkul Vasat pretendoi se Irani ndërhyn në punët e brendshme të vendeve arabe.