Zarif: Amerika të zbatojë angazhimet e saj
Ministri i jashtë i RII ka kërkuar nga Amerika që të zbatojë angazhimet e saj në kuadër të programit të përbashkët të veprimit sipas marrëveshjes bërthamore.
Muhamed Xhavad Zarif, në një konferencë për shtyp me gazetarët në Teheran foli mbi planet anti-iraniane të kongresit amerikan të cilat kanë ngjallur shqetësimin e botës sa i përket bashkëpunimit me Iranin dhe tha: Ata synojnë të krijojnë një situatë ku për botën bashkëpunimi me Iranin të konsiderohet me shpenzime. Zarif shtoi se veprimtaria e Kongresit më shumë është propagandistike dhe tha: Amerikanët këto plane mund të mos i votojnë në senat dhe në rast se votohen, Barack Obama sipas zotimeve të tij në marrëveshjen bërthamore, mund të përdorë të drejtën e vetos kundër këtyre planeve. Qeveria amerikane duhet të zbatojë angazhimet e saj sipas marrëveshjes bërthamore dhe të mos lejojë kongresin që të pengojë zbatimin e këtyre zotimeve, tha në fjalën e tij ministri i jashtëm i RII.