Lirohen 400 milionë dollarë nga pasuritë e Iranit të bllokuara Baku
Ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Republikën e Azerbajxhanit deklaroi se Azerbajxhani ka liruar 400 milionë dollarë nga pasuritë e bllokuara të Iranit.
Kanali televiziv Press Tv njoftoi se Mohsen Pak Ain, ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Republikën e Azerbajxhanit, të martën deklaroi se pas zbatimit të marrëveshjes bërthamore të arritur mes Iranit dhe Grupit 5+1, Azerbajxhani ka liruar 400 milionë dollarë nga kapitalet e Iranit të bllokuara në këtë vend.
Fondet e bllokuara të Iranit i përkasin kompanisë së naftës së Iranit (NICO) dhe Bankës Qendrore të Republikës Islamike të Iranit.
Ambasadori i Iranit në Azerbajxhan gjithashtu ka njoftuar për zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike Teheran-Baku pas zbatimit të marrëveshjes bërthamore dhe tha se gjatë muajve të ardhshëm do të hiqet edhe regjimi i vizave për shtetasit iranianë për udhëtim në Azerbajxhan.
Sipas këtij burimi, ende nuk është përcaktuar shuma e saktë e fondeve të Iranit të bllokuara në vendet e tjera dhe burimet informative bëjnë të ditur se kjo shumë mund të jetë nga 30 deri në 100 miliardë dollarë. Pjesa më e madhe e këtyre fondeve mbahet në bankat e Kinës, Koresë Jugore dhe Indisë.