Kompanitë ajrore gjermane të gatshme për bashkëpunim me Iranin
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i22153-kompanitë_ajrore_gjermane_të_gatshme_për_bashkëpunim_me_iranin
Departamenti për shkencë dhe teknologji i presidencës së Republikës Islamike të Iranit ka njoftuar se në të ardhmen e afërt përfaqësuesit e kompanive ajrore të Gjermanisë do të zhvillojnë një vizitë në Iran.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 20, 2016 09:46 Europe/Tirane
  • Kompanitë ajrore gjermane të gatshme për bashkëpunim me Iranin

Departamenti për shkencë dhe teknologji i presidencës së Republikës Islamike të Iranit ka njoftuar se në të ardhmen e afërt përfaqësuesit e kompanive ajrore të Gjermanisë do të zhvillojnë një vizitë në Iran.

Departamenti për shkencë dhe teknologji i presidencës së Republikës Islamike të Iranit të mërkurën deklaroi se kjo vizitë zhvillohet në kuadër të bashkëpunimeve ndërkombëtare në sektorin e transportit ajror dhe të linjave ajrore mes Iranit dhe Gjermanisë. Të shtunën një delegacion i lartë i përbërë nga përfaqësues të kompanive ajrore të Gjermanisë nga rajoni Bavaria i këtij vendi do të vizitojnë Iranin. Sipas këtij burimi, kjo vizitë zhvillohet për shtimin e bashkëpunimeve ndërkombëtare të Iranit dhe shtetit Bavaria të Gjermanisë në periudhën pas heqjes së sanksioneve dhe me qëllim të thithjes së investimeve të huaja në këtë sektor të Iranit. Ky delegacion përbëhet nga 13 drejtues të kompanive ajrore të shtetit Bavaria të Gjermanisë të cilët do të njihen me potencialet e Republikës Islamike të Iranit në këtë sektor.