Gjeneral Xhafari thekson në gatishmërinë e Gardës Revolucionare
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i22156-gjeneral_xhafari_thekson_në_gatishmërinë_e_gardës_revolucionare
Komandanti i Gardës Revolucionare të Republikës Islamike të Iranit ka theksuar në gatishmërinë e plotë të kësaj force për tu përballur me komplotet dhe veprimet e armiqve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 20, 2016 09:53 Europe/Tirane
  • Gjeneral Xhafari thekson në gatishmërinë e Gardës Revolucionare

Komandanti i Gardës Revolucionare të Republikës Islamike të Iranit ka theksuar në gatishmërinë e plotë të kësaj force për tu përballur me komplotet dhe veprimet e armiqve.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se gjeneral Muhamed Ali Xhafari, komandanti i Gardës Revolucionare të Republikës Islamike të Iranit, të mërkurën në takimin e komandantëve të forcave tokësore të Gardës Revolucionare të Iranit i cili u zhvillua në Mashhad në verilindje të Iranit, shtoi: "Detyrë e Gardës Revolucionare është mbrojtja ndaj Revolucionit Islamik, mirëpo gatishmëria e këtyre forcave duhet të jetë e gjithanshme". Qëllimi kryesor i frontit të armiqve është ndalja e Revolucionit Islamik, mirëpo ata nuk kanë guximin ta deklarojnë këtë në mënyrë të hapur. Komandanti i Gardës Revolucionare të Republikës Islamike të Iranit në fund theksoi se Irani në një rajon të pasigurt siç është Lindja e Mesme ka arritur ta garantojë plotësisht sigurinë e tij dhe çdo kush që hyjnë në Iran, sigurinë e vëren si faktorin më të parë në këtë vend.