Bashkëpunimi mes Iranit dhe Italisë në industrinë e drurit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i22174-bashkëpunimi_mes_iranit_dhe_italisë_në_industrinë_e_drurit
Drejtori i përgjithshëm i industrisë kimike dhe celulozës pranë Ministrisë së industrisë, minierave dhe tregtisë të RII, ka deklaruar se Irani është i gatshëm për zgjerimin e bashkëpunimeve në sektorin e prodhimit dhe tregtisë së mobileve dhe prodhimeve tjera të drurit me Italinë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 20, 2016 13:03 Europe/Tirane
  • Bashkëpunimi mes Iranit dhe Italisë në industrinë e drurit

Drejtori i përgjithshëm i industrisë kimike dhe celulozës pranë Ministrisë së industrisë, minierave dhe tregtisë të RII, ka deklaruar se Irani është i gatshëm për zgjerimin e bashkëpunimeve në sektorin e prodhimit dhe tregtisë së mobileve dhe prodhimeve tjera të drurit me Italinë.

Sipas agjencisë së lajmeve Shata, Parvin Nebati, drejtori i përgjithshëm i industrisë kimike dhe celulozës pranë Ministrisë së industrisë, të mërkurën në takim me zyrtarë dhe funksionarë italianë të industrisë së mobileve dhe prodhimeve të drurit në Teheran, ka shprehur shpresën se realizimi i këtyre takimeve do të ndikojë në lidhje e kontratave dhe në zhvillimin e aktiviteteve në fushën e prodhimit dhe tregtisë të kësaj industrie. Në këtë takim Roberto Snajdro, kryetar i Unionit të industrisë së mobileve italiane (FLA), përveç se ka folur në lidhje me gjendjen e kësaj industrie në Itali, ai ka shprehu gatishmërinë për zhvillimin e bashkëpunimeve në këtë sektor midis Iranit dhe Italisë.