Ligjëratat e namazit të së premtes në Universitetin e Teheranit
Ligjëruesi i namazit të së premtes në Universitetin e Teheranit deklaroi se sunduesit e regjimit Al Khalifa me administrimin e Amerikës dhe të Anglisë, po keqtrajtojnë qytetarët bahrejnas.
Ajetullah Sejed Khatami, ligjëruesi i namazit të së premtes në Universitetin e Teheranit, vuri në dukje zhvillimet në Bahrejn dhe heqjen e shtetësisë bahrejnase të Shejkh Isa Kasem, autoritetit të lartë fetar në këtë vend dhe shtoi: "Diktatorët e regjimit Al Khalifa në Bahrejn po kryejnë çdo lloj krimi kundër qytetare. Sipas shumë konventave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, asnjë shtet nuk ka të drejtë tu heqë nënshtetësinë qytetarëve, mirëpo këtë po e bënë regjimi Al Khalifa i cili i ka hequr nënshtetësinë një autoriteti të lartë fetar. Autoritetet fetare të Bahrejnit kanë kërkuar ndihmë nga të gjithë myslimanët e botës, prandaj të gjithë autoritetet dhe qendrat fetare të botës islame duhet tu dalin në ndihmë atyre dhe ta dënojnë këtë politikë të egër të regjimit Al Khalifa. Ajhetullah Khatami njëkohësisht u sugjeroi qytetarëve të Bahrejnit që të vazhdojnë rrugën e rezistencës, sepse agimi i fitores nuk është larg. Ligjëruesi i namazit të së premtes në Universitetin e Teheranit gjithashtu vuri në dukje edhe raportin e Ban Ki Moon, sekretarit të përgjithshëm të OKB, në lidhje me zbatimin e marrëveshjes bërthamore dhe e quajti atë të padrejtë dhe deklaroi se sekretari i përgjithshëm i OKB përgatit raport nën presionin e sionistëve dhe po merr para dollarë nga Arabia Saudite për ta hequr emrin e këtij vendi nga lista e shkelësve të të drejtave të njeriut dhe vrasësve të fëmijëve të pafajshëm në Jemen, prandaj nga një autoritet i tillë nuk mund të pritet diçka më tepër". Ajetullah Khatami me këtë rast paralajmëroi vendet perëndimore se nëse do të bëjnë ndonjë gabim kundër Republikës Islamike të Iranit, padyshim se do të pendohen. Ajetullah Khatamai dënoi edhe grusht shtetin ushtarak të pasuksesshëm në Turqi dhe deklaroi se vota e qytetarëve të Turqisë është e respektuar ashtu si vota e qytetarëve të të gjitha vendeve të tjera. Ligjëruesi i namazit të së premtes në Universitetin e Teheranit gjithashtu dënoi përsëri sulmin e fundit terrorist në Nice të Francës dhe deklaroi: "Veprimet terroriste janë të dënuara në çdo vend të botës dhe ajo çfarë ndodhi në Francë, fara e saj ishte mbjell më parë nga vet vendet perëndimore. Prandaj perëndimi duhet të heqë dorë nga mbështetja e terrorizmit dhe të mos e ndaj këtë fenomen të keq në terrorizëm të mirë dhe terrorizëm të keq.