BE mbështet kthimin e Iranit në ciklin e ekonomisë botërore
BE ditën e premte me anë të një deklarate mirëpriti kthimin e Irani në ciklin e ekonomisë së botës.
Në deklaratën e lëshuar BE është shprehur mbështetja e unionit për anëtarësimin e Iranit në OBT. BE në deklaratën e tij njoftoi edhe për vizitën në Iran të Erik Mamer drejtorit të sektorit të ekonomisë dhe konkurrencës në Komisionin Evropian, i cili vizitoi Iranin më 11-14 korrik dhe thotë; Në këtë vizitë janë kryer takime me funksionarët e ministrisë së industrisë dhe minierave, ministrisë së ekonomisë, Bankës Qendrore dhe dhomës së tregtisë së Iranit. Vizita kishte për qëllim thellimin e bashkëpunimeve dypalëshe në fushën e ekonomisë, tregtisë dhe investimit. Vizita e delegacionit të ardhshëm evropian në Iran do të mbahet më 17-19 tetor. Ky delegacion do të kryesohet nga Elizabeta Bikoska komisare për çështjet ekonomike dhe industriale të BE dhe përfaqësuese e instituteve tregtare të Evropës.