Zarif nesër udhëton në Afrikën Perëndimore
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i22495-zarif_nesër_udhëton_në_afrikën_perëndimore
Ministri i jashtëm i RII nesër do të udhëtojë për në Afrikë në krye të një delegacioni të lartë politiko-ekonomik, ku do të takohet me zyrtarë afrikanë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Korrik 23, 2016 16:48 Europe/Tirane
  • Zarif nesër udhëton në Afrikën Perëndimore

Ministri i jashtëm i RII nesër do të udhëtojë për në Afrikë në krye të një delegacioni të lartë politiko-ekonomik, ku do të takohet me zyrtarë afrikanë.

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, Mohamed Xhevad Zarif, në vizitën e tij 6 ditore në perëndim të Afrikës, do të takohet me zyrtarë të lartë të Nigerisë, Ganës, Guine Conakri dhe Malit. Ai do të takohet me kryetarë shtetesh, parlamenti dhe me ministra të jashtëm të këtyre vendeve. Udhëtimi i z. Zarif në katër vende të Afrikës do të zgjasë deri më 29 korrik. Ky është takimi i treta i ministrit të jashtëm të RII në Afrikë.