Iran: Arrestohen 3 të dyshuar për aktin terrorist në Dalahu
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i22510-iran_arrestohen_3_të_dyshuar_për_aktin_terrorist_në_dalahu
3 persona të dyshuar për aktin terrorist në Dalahu, janë arrestuar sot nga forcat e gardës revolucionare Sepah të Iranit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 23, 2016 15:53 Europe/Tirane
  • Iran: Arrestohen 3 të dyshuar për aktin terrorist në Dalahu

3 persona të dyshuar për aktin terrorist në Dalahu, janë arrestuar sot nga forcat e gardës revolucionare Sepah të Iranit.

Burime nga garda revolucionare Sepah njoftuan arrestimin e 3 personave të dyshuar për kryerjen e aktit terrorist në Dalahu. Ditën e dielë më 10 korrik, në kohën kur një delegacion drejtuesish provincial dhe funksionar të qytezës Dalahu, po ktheheshin nga provinca Kermanshah, ata janë qëlluar me armë zjarri nga 5 persona në rajonin Rixhab. Në këtë sulm 2 persona mbetën të vrarë, ndërsa një deputet i parlamentit islamik të Iranit dhe prefekti i Dalahu mbetën të plagosur.