Zarif dënon sulmin kamikaz në Kabul
Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit ka dënuar sulmin terrorist të së shtunës pasdite në Kabul, kryeqytetin e Afganistanit.
Z. Muhamed Xhavad Zarif, ministri i jashtëm i Iranit, me anë të një mesazhi të publikuar në Twitter, ka shkruar: "Sulmet me autobomba në Afganistan tregojnë egërsinë e thellë të grupit terrorist ISIS". Zarif tha se myslimanët shiitë dhe sunitë janë viktimë e këtyre sulmeve dhe duhet të bashkohen për të thyer ekstremistët. Para kësaj Bahram Ghasemi, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, gjithashtu me anë të një deklarate, e ka quajtur çnjerëzor dhe jo islam këtë veprim terrorist që u krye të shtunën pasdite dhe deklaroi: "Terrorizmi, ekstremizmi dhe rrezikimi i jetës së njerëzve të pafajshëm, gjithnjë dhe në çdo vend janë veprime të dënuara dhe në asnjë mënyrë nuk mund të arsyetohen". Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit duke shprehur solidaritet me familjet e sulmit terrorist në Kabul të Afganistanit, shtoi: "Ashtu sikur kemi deklaruar edhe shumë herë të tjera, pa bashkëpunim dhe mirëkuptim të përbashkët mes të gjitha vendeve dhe Bashkësisë Ndërkombëtare, është e pamundur të shkatërrohet fenomeni i terrorizmit. Vlen të theksohet se sipas autoriteteve afgane, nga sulmi terrorist në Kabul janë vrarë rreth 80 persona dhe janë plagosur 300 të tjerë. Grupi terrorist ISIS mori përgjegjësinë për këtë shpërthim terrorist.