Larixhani dënon sulmin terrorist në Kabul
Kryetari i parlamentit islamik të Iranit, përmes një mesazhi ka dënuar sulmin terrorist në qytetin Kabul, kryeqytet i Afganistanit.
Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, z. Ali Larixhani, kryetari i parlamentit islamik të Iranit, sot (e diele), përmes një mesazhi dërguar homologut të tij afgan, ka dënuar sulmin terrorist në Kabul ku mbetën të vrarë një numër i madh i civilëve afganë dhe ka shtuar se populli afgan për disa vite me radhë ka qëndruar dhe i ka rezistuar këtyre sulmeve terroriste. Z. Larixhani në këtë mesazh ka thënë se janë shtuar operacionet e grupeve terroriste kundër civilëve në pika të ndryshme të botës dhe duhet bërë përpjekje kundër tyre, sepse ata po rrezikojnë sigurinë dhe stabilitetin e popujve të botës.